1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Acarohet gjendja me grevën e ish të burgosurve politik në Shqipëri

Nё Tiranё vazhdon qё prej 27 ditёsh greva e urisё e ish tё burgosurve politikё të regjimit komunist. Ata kёrkojnё paratё e dёmshpёrblimit pёr vitet e burgut. Situata ёshtё tepёr e acaruar.

Vetëndezje në Tiranë

Tiranë - vetëflijim i viktimave të regjimit komunist

Ata qёndrojnё nё shi e diell, ditёve dhe mbrёmjeve tё ftohta tё kёtij tetori, nё tenda tё vendosura pranё njё godine banimi, nё zonёn e re tё kryeqytetit qё njihet si “Komuna e Parisit”. Agim Kollçaku njёri prej tyre, me fyrtyrёn dhe njёrёn dorё tё fashuar, thotё se nё vendin ku sot ata po bёjnё grevё, 30 vjet mё parё u arrrestua si kundёrshtar i regjimit njё shok i tyre i burgut. Tani Agimi kёrkon dёmshpёrblimin qё itakon si ish i dёnuar politik nga diktuatura komuniste.

“Nuk kam marrrё asnjё lek nga ajo qё mё takon si ish i burgosur politik. Jam pa punё, gruan e kam pa punё, kam dy fёmijё pёr tё rritur. Nuk kёrkoj asgjё mё tepёr veç tё drejtёs sime. Dua dёmshpёrblim pёr 15 vite burg politik”, thotё ai pёr programin shqip tё Deutsche Welles.

15 vjet nga jeta e tij Agimi i kaloi nё burgun famёkeq tё Spaçit. Regjimi komunist e shpalli “armik tё popullit.” Gruaja e divorcoi. Shumё shokё si ai kundёrshtarё tё regjimit nuk dolёn gjallё nga burgu i tmerrshёn i Spaçit. Tani ka fytyrёn dhe njёrёn dorё tё fashuar se iu hodh nё trup Lirak Bejkos, njё ish tё dёnuari tjetёr qё si ai ishte nё grevё por qё vendosi tё flijohet njёlloj si bёri para tij, Gjergj Ndreca, njё grevist tjetёr. Dy grevistёt janё tani jashtё rrezikut pёr jetёn. “ Nuk kёrkoj asgjё mё tepёr vetёm tё zbatohet ligji” thotё Agimi.

LIgji pёr dёmshpёrblimin e ish tё dёnuarve politikё

Thema Albanien Opfer des früheren Kommunismus

Tiranë - vetëflijim i viktimave të regjimit komunist

Ligji, zbatimin e tё cilit kёrkojnё ish tё dёnuarit politikё nё grevёn e tyre tё gjatё tё urisё, u miratua para pesё vitesh, mё 2007. Ai parashikon qё ish tё dёnuarve politikё nga regjimi komunist do t’ u jepen paratё e dёmshpёrblimit pёr vitet nё burg, me katёr kёste. Pas pesё vitesh njё pjesё i ka marrё te gjitha paratё e dёmshpёrblimit, te tjerët pjeserisht kurse ata qё janё nё grevё nuk kane marrё asgje. Ligji nuk ёshtё zbatuar pёr kёtё pjesё, duke cёnuar kёshtu edhe dinjitetin e tyre. Pa punё, pa tё ardhura, me familje dhe fёmijё pёr tё ushqyer. Agimi thotё qё mungesa e parave i mbyll edhe dyert e administratёs publike.

“Shkon nё njё zyrё duan para qё tё qash hallin tёnd. Hyn nё njё zyrё tjetёr duan prapё para. Ështё njёlloj si puna e spitalit ku po nuk pate para vdes, ёshtё korrupsion i madh” thotё Agim Kollçaku .

Komiteti shqiptar i Helsinkit kritikon ligjin

Nё pёrkrahje tё ish tё dёnuarve politikё qё vazhdojnё grevёn e urisё dhe kёrkesёs sё tyrё pёr tё biseduar me qeverinё ka dalё Komiteti shqiptar i Helsinkit. Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit , Vjollca Meçaj, thotё pёr programin shqip tё DW se rregullimet ligjore qё i janё bёrё ligjit kёtё vit favorizojnё ata ish tё dёnuar politikё qё e kanё kaluar moshёn 65 vjeç.

Seanca e qeverisë.

Kontestohen vendimet e qeverisë

“Rregullime tё tilla ligjore nuk prodhojnё zgjidhje proporcionale tё problemit dhe nё vetvete janё cёnim i vete ligjit, qё parasheh se tё gjithё, dhe jo njё pjesё, do tё marrin tё gjitha paratё nё 4 kёste. Rregullimi ligjor anashkalon atё qё ёshtё thelbёsore tek kompensimi apo dёmshpёrblimin: gjendjen ekonomike reale tё secilit prej ish tё dёnuarve politikё. Kёsti i dytё mund t’i jepet kёshtu njё ish tё dёnuari politik qё ёshtё milioner dhe lё pa mbёshtetje atё qё ёshtё mё i ri se 65 vjeç, ka fёmijё por nuk ka punё, nuk ka shtёpi, nuk ka asnjё tё ardhur” thotё Vjollca Meçaj

Zgjidhja e vёrtetё - integrimi dhe dialogu

Nё njё situatё tё tillё, a ёshtё dёmshpёrblimi nё para pёr vitet e burgut njё zgjidhje afatgjatё, e qёndrueshme pёr ish tё dёnuarit politik?

“Jo, nuk ёshtё. Zgjidhja e vёrtetё ёshtё integrimi i tyre nё tregun e punёs dhe nё shoqёri. Pёr shkak tё dёnimit tё marrё nga njё regjimi komunist, ata mbetёn pas me arsimimimin e tyre, humbёn aftёsitё pёr punё, pёsuan dёmtime tё rёnda tё shёndetit, tё gjitha kёto i kanё mbajtur larg tregut tё punёs” thotё Meçaj.

Agim Kollçaku ёshtё i vendosur tё mos largohet nga greva e urisё. “Mё mirё tё vdes, sesa tё vazhdoj tё jetoj kёshtu. Jam gati tani, tё flijohem” thotё ai. Por fati i grevёs nuk dihet se si shkon pas vendimit tё djeshёm tё Gjykatёs sё Tiranёs pёr ta shpёrndarё atё si tё paligjshme. Gjykata mori kёtё vendim pas padisё penale qё ngriti policia bazuar nё aktet e vetёdjegjes me benzinё tё dy greviste, akte tё konsideruara vepra penale. Ish tё burgosurit politikё kanё paralajmёruar se nё rast tё shpёrndarjes me forcё do tё vazhdojnё grevёn nё njё vend tjetёr. Por përballё vёnies nё rrezik tё jetёs sё tyre ka njё alternativё tjetёr.

“Situata do tё lehtёsohej nёse pёrfaqёsues tё qeverisё do tё shkojnё tё bisedojnё me grevistёt. Nuk pёrjashtohet edhe amendimi i ligjit tё ri pёr dёmshpёrblimin e ish tёburgosurve politikё, pёr ta bёrё atё njё ligj qё tё jetё mё afёr nevojave reale qё ka ky grup njёrёzish” thotё Vjollca Meçaj.