1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A të çojnë gjurmët në Kaukazin e Veriut?

Pas shpërthimit në metronë e Moskës përsëri del në qendër të interesit të publikut republika ruse e Çeçenisë dhe pyetja, nëse konflikti midis Rusisë dhe Çeçenisë është vërtet i zgjidhur, siç do Kremlini që të besohet.

default

Situatë e vështirë në Kaukaz

Organet zyrtare në Rusi i kishin gjetur shpejt të dyshuarit: dy atentatore vetëvrasëse i kishin kryer, sipas tyre, atentatet në metronë e Moskës, me gjasa gra çeçene. të ashtuquajtura "të veja të zeza". Kështu quhen gratë, që kanë humbur bashkëshortin ose djalin në rezistencë. Në vitin 2004 ishin vrarë të paktën 50 vetë në metronë e Moskës në atentate të çeçeneve të supozuara.

Komente të ndryshme në gazetën e internetit

Po aq të shpejtë ishin lexuesit e gazetës së pavarur në internet gazeta.ru. Por komentet e tyre tingëllonin krejt ndryshe. Një lexues pyet, nëse reforma policore e paralajmëruar prej presidentit Medvedev do të përshpejtohet, apo do të shtyhet. Disa lexues hamendësojnë se pas shpërthimeve në metro fshihet shërbimi i fshehtë i brendshëm FSB. Një lexues tjetër mendon se njerëzit në pushtet duan të largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta të popullsisë. Atentatet, thotë ai, mund t'i japin qeverisë një pretekst për të shtypur edhe më shumë ata, që mendojnë ndryshe, për të ndaluar demonstratat dhe për të vendosur shenjën e barazimit midis opozitarëve dhe terroristëve.

Trauer U-Bahn Anschlag Moskau ***no Flash***

.

Gjendja në Çeçeni është ndryshe nga ç'pohohet

Dhe një tjetër pyet: "Kur çdo muaj thuhet se në Çeçeni gjithçka është e qetë dhe në paqe...cilët janë atëherë atentatorët?" Një gjë dihet: Në Çeçeni nuk ka as qetësi, as paqe dhe rezistenca vazhdon. Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, qeveris krejtësisht arbitrarisht në republikën kaukaziane, tregon një çeçen, që ka kërkuar para gjysmë viti strehim në Gjermani.

"Gjendja është katastrofale. Për qëndrueshmëri as që bëhet fjalë. Grabitjet e njerëzve janë në rend të ditës. Kujtdo i ngarkojnë një faj. Ose je separatist, ose terrorist, ose vehabist. Kush tradhöton dikë, merr për këtë deri në 5.000, 6.000 euro shpërblim. Dhe ka ende luftëtarë rezistence, që luftojnë kundër Rusisë për pavarësinë e Republikës së Çeçenisë."

Wahlen in Tschetschenien Ramsan Kadyrov

Presidenti çeçen, Akhmad Kadyrov, duke votuar

Burri vetë ka kaluar disa vite në ilegalitet, ndaj nuk do që ta thotë emrin. Për luftëtarët e rezistencës është e qartë: Presidenti çeçen Kadirov ngjall në fakt frikë dhe tmerr, por armiku është në Moskë. Kështu e sheh edhe politikani çeçen në mërgim Ahmed Zakajev. Në vitet nëntëdhjetë ai ka qenë ministër i Republikës së Çeçenisë. Sot jeton si refugjat politik në Londër.

Achmed Sakajew in London

Akhmed Zakajev

"Përgjegjësinë për atë, që ndodh në Çeçeni dhe në tërë Kaukazin Verior, e ka udhëheqja ruse. Ju garantoj: Ramzan Kadirovi është absolutisht në kontrollin e Kremlinit. Kadirovi nuk bën as një hap që mund të linte shkas për dyshime tej padroni i tij Putin. Kadirovit i është dhënë pushteti për të bërë në Çeçeni çfarë do. Në këmbim ai përbetohet publikisht për miqësi midis Rusisë dhe Çeçenisë. Lufta jonë për pavarësi do të vazhdojë për aq kohë, sa të gjehet një zgjidhje, që i kënaq si çeçenët, ashtu edhe rusët."

Politikani në mërgim Zakajev do ta arrijë me mjete paqësore pavarësinë për Çeçeninë. Ai e dënon dhunën, por Rusia e shikon Zakajevin si të dyshuar për terrorizëm dhe kërkoi për kohë të gjatë ekstradimin e tij në Rusi. Vitin e kaluar pati papritur bisedime midis Zakajevit dhe qeverisë ruse, por ato u ndërprenë, sepse Rusia nuk plotësoi tre kushte të vendosura prej tij.

Autor: Gesine Dornblüth/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 30.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MhqA
  • Data 30.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MhqA