1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A të çojnë gjurmët në Evropë?

Ankaraja i akuzon evropianët se kanë një pjesë të fajit për dhunën e Partisë Punëtore Kurde.

Luftëtarë kurdë në kufirin turk

Luftëtarë kurdë në kufirin turk

Lajmi për sulmin e përgjakshëm të Partisë Punëtore Kurde ndaj pozicioneve turke në provincën Hakkari, sapo qe bërë i ditur, kur ministri turk për BE, Egemen Bagis, i anulloi të mërkurën të gjitha takimet dhe thirri në zyrë ambasadorin e BE në Ankara. Një orë e gjysmë zgjati biseda me ambasadorin Marc Pierini, pastaj ministri i dha ambasadorit edhe njëherë një mësim para medieve. "Miqësia e vërtetë matet vetëm në sinqeritet, dhe këtë ne e presim sot prej miqve tanë më shumë se kurrë më parë."

Turqia e pakënaqur nga evropianët

Ministri turk për çështjet evropiane, Egemen Bagis.

Ministri turk për Çështjet Evropiane, Egemen Bagis.

Kritika nuk është e re: që prej vitesh Turqia ankohet se evropianët bëjnë sipas mendimit të saj pak kundër aktiviteteve të PKK në territorin e tyre. Politikanët turq tërheqin vëmendjen në vizitat e tyre në Evropë dhe në takimet me kolegët evropianë rregullisht për mediet e Partisë Punëtore Kurde, të cilët transmetojnë që nga Evropa në territorin e Turqisë, për taksën për mbrojtje dhe donacionet, që mbledhin organizatat e PKK-së për kryengritësit dhe për funksionarët e PKK, të cilët në azilin e tyre në Evropë janë në gjendje të vazhdojnë pa u trazuar aktivitetin e tyre.

Halë në sy për Turqinë veçanërisht stacioni televiziv Roj TV

Ambasadori i BE, Marc Pierini, nö institutin Goethe- në qytetin turk Urfa

Ambasadori i BE, Marc Pierini, në institutin Goethe- në qytetin turk Urfa

Ai transmeton që nga Danimarka me satelit në të gjithë botën, në Turqi dhe në Lindjen e Mesme, si edhe në Evropën Perëndimore. Meqenëse ky stacion televiziv bën thirrje hapur për dhunë dhe e nxit konfliktin e kurdëve, Gjermania e pati ndaluar atë para pak vitesh, i mbylli zyrat e tij dhe ia konfiskoi pasurinë.

Por që transmetimin e programit të PKK-së në Gjermani qeveria gjermane sipas së drejtës evropiane nuk mund ta ndalojë, doli në pah shpejt. Vetëm Danimarka, vend ku stacioni televiziv ka rezidencën, mund të vendosë, nëse bëhet fjalë për nxitje të popullit, vendosi Gjykata Evropiane pak javë më parë pas zvarritjes së vendimit për shumë vite. E drejta evropiane vendos kufij të lartë, kur është fjala për ndalime dhe arrestime.

Ministri Bagis tha pas takimit me ambasadorin e BE të mërkurën: "E drejta për të jetuar është e drejta më e lartë e njeriut. Të drejtë më të lartë nuk ka, këtë duhet ta dijë çdo njeri". Bagis-i e pati fjalën për të gjithë ata, që u vranë muajt e fundit nga PKK, ushtarë, policë dhe shumë civilë, midis tyre shumë fëmijë. Akte të tilla mizore nuk mund t'i mbështesë njeri, tha ambasadori Pierini. "Ne jemi të të njëjtit mendim, se ne duhet të bashkëpunojmë me njeri-tjetrin."

Autor: Thomas Seibert/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica