1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A rrezikohet BE nga një krizë tjetër?

Para tre muajsh BE përgatiti paketën e shpëtimit për eurozonën. Por kriza nuk është kapërcyer ende. A vjen pas solidaritetit evropian tani një valë populizmi dhe proteksionizmi?

default

Populistët mund ta keqpërdorin paketën e shpëtimit për Greqinë dhe eurozonën, për të përfituar politikisht, paralajmërojnë ekonomistët. Kriza e borxheve mund të çojë në radikalizimin e spektrit të partive, në fund të të cilit madje marksistja e të majtëve, Sarah Wagenknecht, të bëhej kancelare dhe të vendoste një qeveri ekonomike. Ky është skenari, që mendon Kai Konrad, drejtor i Institutit Max-Planck për pronësinë intelektuale, të drejtën tatimore dhe të konkurrencës në Mynih.

Kai Konrad Max Planck-Institut München

Kai A. Konrad, drejtor për të drejtën e pronësisë intelektuale

Ky është në fakt një "skenar ekstrem", por Konrad thotë se nuk i duket krejtësisht të gabuar. Zhvillimet në politikën buxhetore evropiane të muajve të fundit kanë një fuqi të madhe shpërthyese politike. Prandaj ekziston rreziku, që një "politikan i zgjuar i të majtëve, apo i të djathtëve të mund të përfitojë." Shembulli i Sllovakisë, që nuk merr pjesë në paketën e shpëtimit, tregon, se një sllogan si: "Kursejmë për grekët - jo faleminderit" mund të mobilizonte elektoratin.

Edhe bankroti shtetëror është i paramendueshëm

Kriza ka zgjuar nga gjumi edhe qeveritë dhe shoqëritë përkatëse. Kështu qeveria greke është e gatshme të kryejë reforma me një intensitet, "që ne më parë nuk do ta kishim paramenduar dot ", thekson Jürgen Matthes, i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln. Megjithatë Greqia është e mbytur në borxhe dhe mund të jetë e varur për një kohë të gjatë nga ndihmat.

Jürgen Matthes, Institut der Deutschen Wirtschaft in Köln

Jürgen Matthes, nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Köln

Nga paketa e shpëtimit BE ka fituar para së gjithash kohë, por nuk ka krijuar ende stabilitet strukturor, thotë shkencëtari nga Mynihu, Konrad. Nëse kjo kohë nuk shfrytëzohet për të forcuar institucionet evropiane dhe sektorin e tregjeve financiare, eurozona pas tre vjetësh mund të ndodhej ndoshta para krizës tjetër. Atëherë mund të ndodhte, që të përgatitej sërish një ombrelë shpëtimi dhe BE të kthehej në bashkim transfertash bankare. Kjo do të ishte "fatale".

Në fakt intervenimi i përbashkët i shteteve të zonës së euros në krizën e fundit e ka stabilizuar interesin bankar, por tani duhen zbatuar reformat e domosdoshme. Për këtë shteteve u duhet një mekanizëm insolvence, me qëllim që falimentimi shtetëror të realizohet në mënyrë të rregullt.

Autor: Fabian Schmidt/Angjelina Verbica

Redaktoi:Bahri Cani

  • Data 02.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P22z
  • Data 02.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P22z