1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A po shkojnë Turqia dhe Siria drejt një konflikti?

Takimi mes ministrit Davutoglu dhe Assadit që zgjati mbi gjashtë orë dha rezultate të përziera. Duket se tensioni i vazhdueshëm mes Turqisë dhe Sirisë do të zhvillohet drejt një konflikti me dimensione të ndryshme.

Pamje nga takimi mes Assadit me Davutoglun

Pamje nga takimi në mes të Assad-it me Davutoglu-n

Në foto, Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu të martën u takua dhe bisedoi për më shumë se gjashtë orë me presidentin sirian Bashar al-Asad dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së tij. Për shkak të dhunës së vazhdueshme kundër popullit të vet udhëheqja siriane aktualisht e ka ndërperë pothuajse plotësisht dialogun me botën perëndimore. Prandaj takimi ishte i rëndësishëm për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës aktuale.

Rezultatet e para të takimit paraqisnin një tablo të përzierë. Në ditën e takimit, trupat siriane sulmuan një qytet pranë kufirit turk. Menjëherë pas takimit, presidenti al-Assad u zotua se do të zhvillojë një luftë të pamëshirshme kundër "grupeve terroriste", duke sfiduar në këtë mënyrë iniciativën e Turqisë. Të mërkurën, tanket siriane vazhduan sulmet e tyre në disa qytete, por filluna të tërhiqen nga kryeqendra e protestave, qyteti Hama.

Tensionet në rritje

Kamp i ngritur në Turqi për refugjatët sirianë

Kamp i ngritur në Turqi për refugjatët sirianë

Bazuar në paralajmërimet e think tank-ut të Qendrës për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme "ORSAM" tensionet në rritje midis Ankarasë dhe Damaskut mund të çojnë Turqinë dhe Sirinë drejt një kursi të ri të konfliktit. "Turqia për herë të parë ia ka bërë të qartë al-Assadit se duhet të heqë dorë nga pushteti përmes një procesi demokratik dhe paqësor. Baschar al-Assad në anën tjetër refuzon të japë dorëheqjen dhe ka vendosur që të sfidojë iniciativën e Turqisë", shkruan profesori Vejsel Ajhan nga Qendra për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme "ORSAM". "Ne parashikojmë që pas takimit të Al-Assad-it me ministrin Davutoglu, tensioni i vazhdueshëm mes Turqisë dhe Sirisë do të zhvillohet drejt një konflikti. Ky konflikt mund të ketë dimensione të ndryshme. Nga sanksionet ekonomike deri te një ndërhyrje ushtarake", vlerëson ai.

Turqia ngadal humb durimin

Në foto kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan

Turqia ka qenë një nga miqtë më të çmuar të Sirisë në rajon. Në vitet e fundit Ankaraja kishte investuar shumë në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe të sigurisë me fqiun e saj dhe të dy vendet ishin duke biseduar me njëra tjetrën për krijimin e një modeli të integrimit ekonomik për rajonin. Megjithatë, goditja e përgjakshme e protestave anti-qeveritare ka tendosur edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Sirisë.

Kryeministri turk Erdogan paralajmëroi javën e kaluar se Ankaraja "ngadal po e humbet durimin" me zhvillimet në Siri. "Durimit tonë po i vie fundi. Prandaj unë po nisë në Siri ministrin e Jashtëm për të dërguar atje një mesazh të qartë", ka deklaruar kryeministri Erdogan. Ai gjithashtu tha se të drejtat civile në Siri nga Turqia nuk shihen si një subjekt i politikës së jashtme por do të trajtohen si një çështje e brendshme.

Ndërkaq këshilltarja e Assadit, Bouthaina Shaaban u kundërpërgjigj me kritika edhe më të forta në adresë të Ankarasë. "Nëse Davutoglu po vjen në Siri për të dhënë një mesazh të prerë atëherë ai do të dëgjojë fjalë edhe më të prera lidhur me qëndrimin e Turqisë... Ajo çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera është të ndihmojnë Sirinë në rrugën e saj demokratike në vend se të kritikojnë."

Diplomatët turq janë të kujdesshëm

Baschar al-Assad

Cila do të jetë oferta e Assadit?

Pavarësisht nga kjo luftë e fjalëve në shtyp, diplomatët turq janë më të matur në prononcimet e tyre. Deklaratat siriane shihen si lëvizje të regjimit për "të ruajtur fytyrën".

Sipas një ambasadori turk, takimi në mes të al-Assadit dhe Davutoglus është zhvilluar në një atmosferë pozitive dhe ajo çfarë është shumë e rëndësishme: "Al-Assadi ka për të ofruar diçka konkrete, dhe atë pa vonesë."

Autor: Ayhan Simsek / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani