1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A po përçan Kosova presidencën e Bosnjë e Hercegovinës?

Bosnja e Hercegovina nuk do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për nismën serbe që nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të kërkohet mendimi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork

Në Kryesinë e Bosnjës e Hercegovinës nuk është arritur konsensus rreth kësaj çështjeje, për shkak të refuzimit të kryesuesit të Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Haris Sillajxhiç. Në shenjë proteste anëtari i kryesisë Nebojsha Radmanoviç i është drejtuar me një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në letër ai e informon atë se as fjalimi i përfaqësuesit të presidencës boshnjake Haris Sillaxhjiç nuk do të jetë qëndrim i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Radmanoviçi sqaron: "Është e natyrshme që nga platforma të dalww fjalimi i kryesuesit, të cilën ne nuk e kemi miratuar. Andaj përderisa ne nuk kemi arritur në ujdi për platformën, as fjalimi i tij nuk do të jetë qëndrim i presidenëc së Bosnjë e Hercegovinës".

Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës në seancën e saj të 38-të ka marrë vendim që kryesuesi Haris Sillajxhiç të përfaqësojë Bosnjë e Hercegovinën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sillajxhiçi ka njoftuar për këtë sekretarin e përgjithshëm Ban Ki Mun dhe sekretariatin e Kombeve të Bashkuara. Këshilltari për çështje juridike i Sillajxhiçit, Damir Arnaut deklaroi për Deutsche Vellen se ky vendim është përkrahur atëherë edhe nga anëtari i presidencës Nebojsha Radmanoviç.

" Absolutisht nuk qëndrojnë konstatimet e zotit Radmanoviq se Sillajxhiqi do të paraqitet në emrin e tij personal. Ekzsion një vendim valid i presidencës përmes të cilit ai ngarkohet si përfaqësues i Bosnjë e Hercegovinës që të flas në Asamblenë e përgjithshme", sqaroi Arnauti.

Ai po ashtu theksoi se Sillajxhiçi në fjalën e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Komebeve të Bashkuara do të fokusohet në kandidaturën e Bosnjë e Hercegovinës për anëtare të jopërhershme të Këshillit të Sigurimit, prandaj: " Kjo letër e zotit Radmanoviq aspak nuk i kontribuon gjasave tona për këtë kandidaturë duke patur parasysh se nuk mund të kemi qëndrim të përbashkët për asgjë", tha Arnauti.






  • Data 23.09.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNRS
  • Data 23.09.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNRS