1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

A përbën rizgjedhja e zotit Këler ndonjë sinjal për zgjedhjet parlamentare në Gjermani?

Garant për suksesin e Horst Këleri nuk ishin kryetarët e partive, por ai vetë.

Salla ku u zhvillua asambleja e 13-të federale

Edhe në vitin 2004 zgjedhja e Këlerit ishte interpretuar si sinjal pro partive që e kishin propozuar, por zgjedhjet parlamentare përfunduan ndryshe.

Politikanë kryesorë të partive CDU, CSU dhe FDP, që synojnë të krijojnë sërish një koalicion mes tyre, ndër ta edhe vetë kancelarja Angela Merkel, e quajtën rizgjedhjen e presidentit Horst Këler një sinjal pozitiv për zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani. Kurse kryetari i SPD-së, Franc Myntefering u shpreh se këto parti e kishin shpallur edhe në vitin 2004 si sinjal pro tyre zgjedhjen e Këlerit, por zgjedhjet parlamentare çuan në një përfundim tjetër. Edhe komentatorët e gazetave gjermane janë të mendimit se nëse prej Asamblesë Federale vjen ndonjë sinjal, ai është se në zgjedhjet parlametare do të kemi sërish një garë kokë më kokë.

"Lübecker Nachrichten" vëren:

Para pesë vjetësh Këleri erdhi në këtë post si paralajmërtar i një koalicioni mes demokristianëve dhe liberalëve. Rizgjedhja e tij nuk bë si hapës i rrugës së një mundësie për krijimin e ndonjë koalicioni, por si e një kryetari shteti të respektuar prej të gjitha partive dhe të dashur nga populli. Edhe pse rikonfirmimi i tij në post u bë prej një forumi i cili është i krijuar në bazë të raporteve politike në parlamentin federal, Bundestag, dhe në parlamentet e landeve, ky vendim përputhet shumë mirë me atmosferën dhe opinionin që mbretëron aktualisht. Kriza nuk është kohë për eksperimente, në një kohë të tillë njerëzit mbështet tek gjërat që kanë u kanë rezistuar provave. Dhe në opinionin e shumicës së gjermanëve Horst Këhleri ka dhënë prova të mira.

Pas analizës se pse rivalja socialdemokrate e Këlerit, Gezine Shvan, e cila kishte edhe mbështetjen e të gjelbërve, nuk arriti t'i merrte as të gjitha votat e kampit të vet dhe jo më edhe ndonjë nga votat e Partisë së Majtë, gazeta "Sächsische Zeitung" shkruan:

Fakti që Shvan nuk arriti t'i merrte të gjitha votat e kampit të vet refleton gjendjen pat mes kampit të demokristianëve dhe të liberalëve nga njëra anë dhe të të majtëve dhe ekologjistëve nga ana tjetër. Në rast se prej kuvendit të Berlinit do të dilte vërtet ndonjë sinjal në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit, atëherë ky do të ishte: gara do të jetë sërish e ngushtë. Bashkimi sup më sup i Angela Merkelit, kryetarit të liberalëve Gido Vestervele dhe atij të kristiansocialëve Horst Zehofer gjatë Asamblesë Federale mbetet një ngjarje momenti, aq më tepër që garant për suksesin nuk ishin kryetarët e këtyre partive, por Horst Këleri vetë.

Autor: Pandeli Pani
Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 25.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HwqS
  • Data 25.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HwqS