1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A ndodhen Hamasi dhe qeveria izraelite përpara një marrëveshjeje?

Qeveria izraelite i ka hedhur poshtë spekulimet mbi lirimin e ushtarit israleit Gilad Shalit, i cili i rrëmbye nga Hamasi në vitin 2006 në Rripin e Gazës, dhe mbahet ende peng nga kjo organizatë.

Këmbim robërish dhe të burgosurish mes Izraelit dhe palestinezëve

Këmbim robërish dhe të burgosurish mes Izraelit dhe palestinezëve

Që në fillim të mbledhjes javore të kabinetit qeveritar, kryeministri izraelit Netanjahu u shpreh qartë mbi rastin e ushtarit të marrë peng Gilad Shalit. Nuk kemi për të arritur ndonjë marrëveshje të shpejtë me Hamasin as sot (të hënën, 31.8.) as gjatë ditëve të ardhshem, tha Netanjahu: "Nuk mendoj se debati publik mbi temën Gilad Shalit, do ta sjellë atë shëndoshë e mirë së shpejti në shtëpi. Prandaj nuk mund të bëj gjë tjetër, përveç se të përsëris se po përpiqemi ta sjellim Giladin sa më parë në shtëpi."

Me këtë deklaratë Netanjahu reagoi ndaj një artikulli të revistës prestigjoze gjermane "Der Spiegel". Sipas kësaj reviste një ndërmjetësues gjerman kishte arritur të sillte palën izraelite dhe Hamasin në një tryezë bisedimesh konstruktive në lidhje më këtë çështje. Po sipas Spiegel-it bëhej fjalë për një shkëmbim: Në rast se Hamasi do ta lironte ushtarin e rrëmbyer izraelit, Izraeli do të lironte nga burgu 450 të burgosur palestinezë e dikur më vonë sërish 100 të tjerë si "gjest humanitar". Por mbi 100 nga këta palestinezë nuk do të kishin më të drejtë të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por të emigronin jashtë vendit, për shembull në Siri dhe Sudan.

Sipas mediave arabe Hamasi dhe qeveria izraelite janë përpara një marrëveshjeje. Por ndërkohë mediat izraelite flasin jo vetëm mbi prononcimet e fundit të kryeministrit Netanjahu por edhe për burime nga ushtria dhe organet izraelite të sigurisë, që kanë thënë se do të kalojnë ende disa muaj deri sa Gilad Shaliti të lirohet vërtetë.

Gilad Shalit

Gilad Shalit

U bënë tre vjet tashmë që qeveria izraelite përpiqet ta lirojë ushtarin Shalit. Më 25 qershor të vitit 2006 disa militantë palestinezë nga Rripi i Gazës arritën të hyjnë nëpërmjet një tuneli në territorin izraelit dhe sulmuan një patrullë ushtarake. Dy ushtarë humbën jetën, Gilad Shalit u morr peng. Izralei reagoi me një ofensivë të ashpër ushtarake në Rripin e Gazës, por nuk arriti ta gjejë ushtarin e rrëmbyer.

Gjatë tri viteve të fundit është folur shpesh mbi lirimin e Gliad Shalitit. Por bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit nuk sollën ndonjë rezulat konkret si gjatë ndërmjetësimit gjerman ashtu edhe gjatë atij egjiptian. Më 27 gusht, Gilad Shaliti mbushi 23 vjeç. Ishte ditëlindja e katërt që ushtari izraelit kaloi në burg.

Ndërkohë ushtria israelite sulmoi dhe shkatërroi plotësisht një shtëpi në Rripin e Gazës. Sipas ushtrisë në ndërtesë ndodhej hyrja në një tuneli në drejtim të Izraelit. Pak kohë më parë, militantë palestinezë kishin qëlluar sërish me raketa në territorin israelit. Ndërkohë gjatë natës së kaluar (30.8.) shpërthyen dy bomba pranë ndërtesave të Hamasit.

Autor: Tim Assmann / Sonila Sand
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 31.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JMAc
  • Data 31.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JMAc