1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A mund ta rinovojë Amerika Latine kishën katolike?

Papa Françesku dëshiron të rrisë rolin e laikëve në kishë. Kjo mund të shkaktojë një revolucion në universin katolik.

Surreale por edhe reale, kisha katolike në Amerikën Latine di si të veprojë me kontradiktat. Në vend që të debatojnë rreth shugurimit të grave apo celibatit, laikët krijojnë në bashkësitë e tyre fakte dhe forma të reja të shërbesave fetare. Në Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro shpresa është e madhe se nën Papa Françeskun do të rritet fuqia e laikëve dhe kisha botërore do të ndryshojë.

Papa Françesku në Brazil

Papa Françesku në Brazil

Erwin Kräutler, peshkopi i Dioqezës Xingu në Amazonë, nuk i zë me qëllim në gojë fjalët gra priftëresha dhe celibat. Austriaku, i cili jeton prej 40 vjetësh në Amazonö, i sheh gjërat në mënyrë pragmatike: "Për 700 000 njerëz në një zonë si Gjermania kemi 28 priftërinj", shpjegon ai "dhe shtrohet thjesht pyetja: Si mund t'u japim ne njerëzve në xhungël, kudo që ata ndodhen, mundësinë për të festuar eukaristinë? "

Shërbesë fetare pa priftërinj

Shumë njerëz e kanë gjetur tashmë përgjigjen për këtë pyetje: Ata bëjnë shërbimet e tyre fetare pa mbështetjen e klerikut. Ata luten, thyejnë bukën, shpërndajnë verën, pa u preokupuar për rregullat kishtare, sipas së cilave sakramenti i eukaristisë mund të jepet vetëm nga priftërinjtë e shuguruar.

epa02482806 Right Livelihood laureate 2010 Austrian borne Brazilian Bishop Erwin Kraeutler, poses for photographers during a news conference on 06 December 2010 at the foreign office in Stockholm, Sweden. Erwin Kraeutler is awarded forr 'a lifetime of work for the human and environmental rights of indigenous peoples and for his tireless efforts to save the Amazon forest from destruction'. EPA/JESSICA GOW

Erwin Kräutler, peshkopi i Dioqezës Xingu në Amazonë

"Laikët marrin përgjegjësi dhe kisha shkon përpara, edhe pa priftin dhe gjithçka shkon mirë", thotë murgesha Lucilene Antonio, e cila mbështet disa bashkësi të vogla në Amazonë." Unë kam parë gra, që mbajnë liturgjine dhe pastaj ndajnë bukën".

Rivlerësimi i laikëve korrespondon me frymën e Këshillit të dytë të Vatikanit, i cili u mbajt nga vitet 1962-1965 nën papën Gjoni XXIII. Ai shërbeu për rinovimin dhe rifreskimin e parimeve dogmatike të udhëheqjes së kishës në Romë. Në mesin e pjesëmarrësve ishin papët e mëvonshëm Karol Józef Karol Vojtila (Gjon Pali II) dhe Joseph Ratzinger (Benedikti XVI.), i cili atëherë ishte për një "kishë më pak klerikale".

Thirrje papale për revolucion?

Eksperti brazilian i Vatikanit Luiz Paulo Horta është i sigurt, se Papa Françesku tani do ta marrë seriozisht çështjen e priftërisë pör të gjithë besimtarët. "Ai e di se pjesëmarrja e laikëve është absolutisht e nevojshme", thotë Horta, anëtar i Akademisë prestigjioze braziliane të Letërsisë si dhe i komisionit kulturor të kryedioqezës së Rio de Janeiros. "Françesku dëshiron që kisha të ringjallërohet nga poshtë lart."

Teologu Leonardo Boff

Teologu Leonardo Boff

Ajo që për personat e jashtëm mund të jetë vetëkuptueshmëri, për universin katolik pörbön një revolucion, pohon njohësi brazilian i Vatikanit, Horta. "Kisha jemi të gjithë ne, nëse këtë nuk e pranojmë, nuk ka për të ndodhur asgjë", thotë ai, duke shtuar në mënyrë konspirative: "Mendoj se Françesku i ka bërë thirrje bazës për rebelim."

Impulse për reforma nga Amerika Latine

Nö rebelim dhe revolucion, të paktën në fushën teologjike, kisha katolike në Amerikën Latine ka përvojë: Që në fillim të viteve 1960 dhe 1970 teologët çlirimtarë amerikanolatinë si Gustavo Gutierrez dhe Oscar Romero frymëzuan klerikë dhe besimtarë në mbarë botën, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Kongregacionit të Besimit në Vatikan, Ludwig Gerhard Müller. Në vitin 2004 ish-peshkopi i Regensburgut së bashku me Gutierrez botoi librin "Përkrah të varfërve: teologjia e çlirimit".

Papa Françesku duket se mbështet forcën teologjike të rinovimit në Amerikën Latine. Pas shërbesös së fundit fetare të dielën ai do të takojë pasdite në Rio presidiumin e konferencës së peshkopëve të Amerikës Latine (Consejo Episkopale Latinoamericano),  e cila në dhjetëvjeçarët e fundit ka kërkuar herë pas here ndryshime të mëdha. Edhe procedura për shpalljen të lumnueshëm të kryepeshkopit të vrarë të El Salvadorit, Oskar Romero, do të rifillojë. Romero nderohet si një shenjt në Amerikën Latine për shkak të angazhimit të tij për paqe dhe të drejtat e njeriut gjatë luftës civile në El Salvador.

Dita Botërore e Rinisë në Rio de Janeiro 2013

Dita Botërore e Rinisë në Rio de Janeiro 2013

Teologu brazilian Leonardo Boff është i bindur se në të ardhmen nga Amerika Latine do të dalin impulse reformuese, që ndryshojnë kishën botërore. "Kisha jonë nuk pasqyron më kishën nënë evropiane, ajo ka burimet e saj, traditat e veta, heronjtë, martirët, profetët dhe personalitetet si peshkopi i famshëm nga Recife, dom Hélder Camara, apo shenjtori i popullit Óscar Romero. Këto kisha i japin krishtërimit frymë të re."