1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A mund ta nxjerrë Kina gomarin nga balta? - Sa stabile është ekonomia e Kinës në kohën e krizës?

Në vitin 2010 Koreja e Jugut merr kryesinë e G-20 dhe me ketë edhe një rol të rëndësishëm në skenën politike dhe ekonomike. Prej ditës së djeshme Koreja e Jugut po e provon këtë.

Punonjëse në industrinë e tekstilit në Kinë.

Ekonomia kineze po rritet gjithnjë e më shumë.

Në Seul zhvillohet Forumi i Ekonomisë Botërore të Azisë Lindore ku janë mbledhur politikanë, ekonomistë dhe gazetarë për të diskutuar mbi ndikimin e krizës ekonomike në Azinë Lindore. Vëmendja është drejtuar kryesisht nga Kina, meqenëse ekonomia e saj rritet gjithmonë e më shumë. Por a mbahet Kina si shpëtimtare e ekonomisë botërore?

Punëtorë endacakë të industrisë së ndërtimit.

Kina shpëtimtare e ekonomisë botërore?

Edhe Kina po e ndjen në mënyrë masive krizën ekonomike. Eksportet drejt vendeve industrialiste, para së gjithash drejt SHBA-së kanë rënë. Në Kinën jugore, sallat e fabrikave janë bosh. Miliona punëtorë endacakë janë kthyer sërish në vendlindjet e tyre, për shkak të mungesës së punës. Në pesë muajt e parë të vitit çmimet u ulën. Por, katastrofa e madhe nuk ndodhi. Ekonomia e Kinës i ngjan një avioni i cili megjithëse dy turbina të shuara, nuk rrëzohet. Kjo ndodh para së gjithash për faktin se Kina ka lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme, që do të thotë se ka para. Rezervat valutore arrijnë në rreth 2 bilionë dollarë. Nëntorin e kaluar, Kina paraqiti një program të madh investimesh kundër krizës. Vëllimi i këtij programi është rreth 500 miliardë euro. Megjithatë Profesor Eberhard Sandschneider nga shoqata gjermane për politikë të jashtme paralajmëron që shpresat të mos jenë shumë të mëdha. Sipas ekspertit, edhe Kina nuk mund të mbetet jashtë krizës ekonomike botërore.

Ekonomia e Kinës, sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e parë të këtij vitit ka patur rritje më shumë se 6 për qind. Por me paketën koniunkturore nuk u vendos vetëm për masat që duhen marrë në infrastrukturë, por janë bërë përpjekje që të nxitet konsumi. Para së gjithash në vend , deklaron publicisti dhe specialisti për Kinën Frank Sieren : "Ka pasur ulje çmimesh (rabate) për njerëzit, kur ata kanë dashur të blejnë makinë. Ka pasur ulje të çmimeve të televizorëve dhe për këtë arsye në tremujorin e parë të këtij vitit u shitën dy herë më shumë se sa vitin e kaluar televizorë me ekran të sheshtë".

Pekini.

Ekonomia e Kinës, ka patur në tremujorin e parë të këtij vitit rritje më shumë se 6 për qind.

Prej konsumit të fuqishëm përfituan para së gjithash sipërmarrjet kineze. Prodhuesit e huaj të makinave të shtrenjta e kane ulur prodhimin. Shifrat e tregtisë së jashtme nga janari flasin me një gjuhë të qartë: Eksportet kineze në krahasim me janarin e 2008 kanë rënë në 17 për qind. Importet po ashtu në 43 për qind. Thesari valutor i Kinës rritet edhe më tej sqaron Frank Sieren: “Natyrisht që kinezët përpiqen, sepse janë i vetmi vend i madh në në këtë krizë nuk ka vështirësi financiare, prandaj ata përpiqen tani në kohën e krizës që të arrijnë tek burimet e lëndëve të para. Ata po përpiqen që të përfitojnë nga kjo krizë duke nënshkruar kontrata afatgjata me Afrikën dhe Lindjen e Mesme”.

Influenca e Kinës në krizën e ekonomisë po rritet edhe më tej. Për blerjen e planifikuar të obligacioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerën prej 50 miliardë dollarësh, Pekini lëvdohet haptas nga shefi i FMN –s, Dominique Strauss-Kahn. Edhe Uashingtoni e mori me lehtësi deklaratën e zevendësministrit të Jashtëm He Yafei se Kina do të vazhdojë t`i ruajë në dollarë rezervat e vendit. Megjithatë me statistika i bie që çdo amerikan te jëtë borxhli në Kinë me rreth 4 mijë dollarë. Në të njëjtën kohë Kina nxit ndërtimin e një fondi monetar aziatik të pavarur nga FMN-ja. Edhe për këtë do të flitet në Seul.

Autor : Mathias von Heim / Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IUnq
  • Data 19.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IUnq