1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A mund të ketë sukses plani i ri grek?

Masat dhe reformat e propozuara nga Athina janë pritur mirë në Eurozonë, por kanë shkaktuar zemërim të madh në Greqi. Edhe në vendet e tjera politikanët po përpiqen për ta shitur sa më mirë një kompromis të mundshëm.

Mosmarrëveshja për borxhin me Greqinë vazhdon të jetë e pazgjidhur - edhe pas samitit të jashtëzakonshëm të Eurogrupit. Tani që koha po mbaron Eurogrupi po shqyrton tani propozimet e reja të paraqitura nga Athina në lidhje me rritjen e madhe të taksave dhe të kursimeve të ashpra.

Masat dhe reformat e propozuara nga Aleksis Tsipras janë pritur mirë në Eurozonë. Dhe nëse plani i tij del Greqia mund të marrë tani transhën prej disa miliardë eurosh si ndihmë.

Zemërim në Greqi

Por, në Greqi koncesionet e tij dhe veçanërisht plani i ri kursimit - kanë shkaktuar zemërim të madh. Madje edhe në radhët e partisë së tij, kryeministri grek e ka humbur për këtë shkak mbështetjen.

Edhe në vendet e tjera të Eurozonës politikanët po përpiqen për ta shitur sa mirë një kompromis të mundshëm. Për shembull, në Francë, për shkak se ndihma financiare për Greqinë mund të sjellë me vete një rëndim të mëtejshëm të barrës financiare mbi taksapaguesit.

"Unë mendoj se në rast se ne do të arrijmë një marrëveshje kemi arritur një moment vendimtar. Ne jemi duke punuar për parametrat e marrëveshjes dhe kemi tani edhe takimin e ministrave të Finacave dhe të Ekonomisë." - tha komisioneri i BE-së për Ekonominë dhe Financat, Pierre Moscovici.

Si të parandalohet marrja e borxheve të reja

Në Spanjë zhvillimet në Greqi po ndiqen në mënyrë veçanërisht kritike. Tek e fundit edhe Spanja gjendet në krizë ekonomike. Pra si mund t'u shpjegohen votuesve rregullat e posaçme për Greqinë?

Antonio Hernando, kryetar i grupit socialist në parlamentin spanjoll thotë se "u desh një kohë e gjatë deri sa qeveria greke e kuptoi se duhet të hiqte dorë nga kokëfortësia dhe mungesa e dëshirës për kompromise dhe se duhet të marrin masa. Ne mendojmë se tani edhe BE-ja duhet të ndjekë të njëjtën rrugë."

Por edhe në qoftë se tani janë bërë përparimet e para në negociata, kriza aktuale në Greqi nuk ka marrë fund në asnjë mënyrë, thotë ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel. "Nuk është fjala në lidhje me mënyrën se si të trajtosh borxhin, por se si të parandalosh marrjen e borxheve të reja. As një falje e borxhit nuk do të sillte asgjë, nëse një ditë më pas fillon marrja e borxheve të reja." - tha Gabriel.

Prandaj popullsia greke ndoshta do të duhet të përballet për një kohë të gjatë me reforma dhe shkurtime të tjera.