1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A mund të futet Italia nën ombrellën e shpëtimit?

Së shpejti ombrella për shëpëtimin e euros mund të bëhet tepër e ngushtë. Nëse gjërat zhvillohen keq, së shpejti edhe Italia do të kërkojë ndihma. Kaherë ku vend nuk është duke bërë një "bella figura".

Detyra e kryeministrit Mario Monti nuk është fare e lehtë. Monti ka nisur kohët e fundit edhe një ofensivë. Në të gjitha takimet me krerët e vendeve tjera të BE-së ai kërkon një angazhim më të madh dhe veprim të përbashkët të partnerëve evropianë për tejkalimin e krizës dhe zvoglimin e presionit ndaj tregjeve financiare në Itali. Ai nuk është gjithmonë dakord me kursin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila deri tani ka hedhur poshtë kërkesën për futjen e eurobondeve. Mospajtimet u panë qartë edhe në takimin e fundit të forumit ekonomik në Bruksel, kur Monti tha: "Evropa duhet të shtojë përpjekjet për përkufizimin e krizës. Përhapja e krizës financiare do të kishte pasoja të tmerrshme, ku disciplina buxhetore do të ishte e pamundur. Besoj se vendet BE-së si Gjermania duhet të mendojnë shumë mirë dhe shpejt për këtë aspekt."

Presionet ndaj Montit

IMario Monti

Mario Monti

Nga këto fjalë shihet edhe presioni ndaj Montit. Prodhimi industrial i Italisë ka rënë në pesë vitet e fundit për një të katërtën. Kuota e papunësisë është rritur në 10 %. Niveli i papunësisë tek popullata 25 - vjeçare është madje mbi 30 %. Ekspertët thonë se Italia gjatë këtij viti do të kalojë edhe nivelin e borxheve prej më shumë se 2.000 miliardë euro. Interesat e larta për borxhet e reja i sjellin Italisë vështirësi edhe më të mëdha. Ndaj duket se Italia së shpejti do të detyrohet të kërkojë ndihma të BE-së. Por a është e mundur që ekonomia e tretë evropiane të futet nën ombrellën e shpëtimit? Shumë ekspertë thonë se Italia është një problem më i madh se Spanja.

Monti i mbetet besnik linjës së tij dhe pohon se Italia nuk ka nevojë për ndihma. Fjalë të njëjta janë dëgjuar më parë edhe prej homologut të tij spanjoll Mariano Rajoy. Megjithatë Marco De Andreis nga "European Council On Foreign Relations" në Romë, është i bindur se Italia do të fusë nën kontroll krizën e tanishme.

"Ne kemi disa anë të fuqishme. Për shembull, ne kemi më shumë kursime në duart e konsumatorëve privatë. Italia është një vend që eksporton në mbarë botën dhe mund të matet me konkurrencën në mbarë botën. Italia nuk ka probleme me imobiljet si në Spanjë, Irlandë apo Greqi. Mendoj se ekonomia dhe infrastruktura kanë një bazë të shëndoshë. Edhe sistemi ynë bankar është në gjendje më të mirë se në Spanjë apo Greqi", pohon ai.

Reformat në Itali dhe Gjermania

Takimi i krerëve të disa vendeve në Romkë

Mospajtime mes krerëve

Vet Mario Monti argumenton edhe me faktin se Italia është më e disciplinuar se vendet tjera në krizë. Ajo ka realizuar disa reforma. Janë rritur tatimet dhe është rritur niveli i moshës për dalje në pension. Të mërkurën (27.06.2012) ai ka mbijetuar votëbesimin në parlament edhe për reformën në tregun e punës, e cila parashikon disa ndryshime serioze. Marco De Andreis propozon reforma të tjera dhe si shembull përmend Gjermaninë: "Tregun e punës duhet ta reformojmë edhe më shumë. Si në Gjermani në vitin 2004 kur janë bërë reformat e ashtuquajtura Hartz. Nuk mendoj se vetëm Gjermania duhet ta shpëtojë Eurozonën. Edhe ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë."

Italianët me siguri që nuk do të pranojnë heshturazi këto ndryshime. Monti ka gjithnjë e më shumë vështirësi për të depërtuar tek bashkëkombasit e tij. Ata janë gëzuar kur kaloi koha e kryeministrit Bersulconi, sepse Italia më në fund filloi të bënte një politikë më serioze. Por ndërkohë Monti kritikohet si teknokrat për shkak të retorikës së tij tepër intelektuale. Indinjatë kanë shkaktuar edhe masat e kursimeve. Ndaj nuk befason që tani sërish merr fjalën edhe Silvio Berlusconi me gjuhën e tij populliste kundër reformave dhe kursimeve. Monti tani është gjetur mes masave të kursimeve, recesionit dhe populizmit. Detyra e kryeministrit Monti pra nuk është fare e lehtë.