1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A kemi të bëjmë me "neonazistë me kostum me vija"?

Drejtuesit e Pegida-s antiislamike janë për ministrin e Brendshëm të NRW, Jäger "neonazistë me kostum me vija". Ministri federal De Maizière paralajmëron që të merren seriozisht "shqetësimet e demonstruesve".

Në takimin e vjeshtës të ministrave të Brendshëm të landeve gjermane në Këln dolëm në pah hapur qëndrimet shumë të ndryshme ndaj lëvizjes antiislamike Pegida ("Evropianët patriotë kundër Islamizimit të Oksidentit"). Ministri socialdemokrat i Brendshëm i Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Ralf Jäger i quajti aktivistët e Pegidas "neonazistë me kostum me vija". Ai tha se është shqetësuese që "ekstremizmi i djathtë i organizuar arrin të tërheqë nga mesi i shoqërisë sonë njerëz që kanë frikë nga islamizimi dhe t'i tërheqë ata në skaj të shoqërisë."

Nga takimi duhet të përcillet mesazhi që "askush në këtë vend nuk diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij fetare", u shpreh Jäger si kryetar i konferencës. Ai nuk donte të përjashtonte as një vëzhgim të mëvonshëm të Lëvizjes Pegida nga organet e mbrojtjes së kushtetutës. Kolegu i së njëjtës parti me Jäger-in, Boris Pistorius nga Landi i Saksionisë së Poshtme nga ana tjetër citohet me paralajmërimin që "të mos trajtohen njësoj të gjithë anëtarët e Pegidas". Por para së gjithash ministrat që i përkasin CDU dhe CSU-së sipas shtypit e kanë refuzuar me forcë barazimin "Pegida e barabartë me nazistët". Një "stigmatizim" i një lëvizjeje të tillë është rrugë "krejtësisht e gabuar", ka thënë ministri i Brendshëm i Meklenburg- Forpomeranisë, Lorenz Caffier.

Demonstrim i Pegidas në Dresden, 08.12.2014

Demonstrim i Pegidas në Dresden, 08.12.2014

Në një intervistë me Kanalin e Parë të Televizionit Gjerman, ministri i Brendshëm Thomas de Maizière kërkoi që të merren seriozisht shqetësimet e demonstruesve në manifestimet populiste të djathta të Pegidas. De Maizière pranoi që midis inisiatorëve të aleancës antiislame ka "zhvillime problematike" dhe se tek ata nuk mund të bëhet fjalë për persona "besnikë ndaj ligjit". Por midis pjesëmarrësve ka shumë vetë, të cilët "shprehin shqetësimet e tyre për sfidat e shoqërisë sonë"

Ka dëshmi që një pjesë e këtyre njerëzve "ndihen si të huaj në vendin e tyre", i tha Ministri Federal i Brendshëm ARD-së. Ai kërkoi më shumë sqarim dhe bisedime, si dhe përpjekje për t'i zgjidhur problemet reale- "jo për shkak të Pegidas, por se ato duhet të zgjidhen."