1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A ka vehabizëm në Kosovë?

Qytetarët pohojnë prezencën e vehabizmit në Kosovë. Bashkësia Islame kundërshton ekzistimin e tij. Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë e çdo besimi. Policia zotohet se do të luftojë grupacione, që bien ndesh me ligjin.

default

Mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtuara është imazhi identifikues i individëve apo grupeve, të cilët thirren si bartës të islamit burimor në Kosovë. Dhe Selefinjte, siç e quajne veten, apo Vehabinjtë-siç i quajnë të tjerët, mbjellin përshtypje të ndryshme varësisht nga këndi, prej të cilit shikohen. Ky qytetar, i cili për shkak të ndjeshmërisë së fenomenit nuk desh të identifikohet, është vëzhgues i vëmendshëm i asaj, që ndodh përreth tij.

"Kam parë persona të caktuar, sidomos të rinj, të cilët manipulohen më lehtë. Ata shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm në çfarë lëvizje kanë hy dhe janë të bindur se jane pasues të islamit të vërtetë. Financimi i tyre nuk është i drejtpërdrejtë e as mujor, por bëhet në formë ndihmash, që atyre ju thuhet "nga vëllezërit muslimanë". Por duhet ditur se këtu ekziston një hierarki dhe burimet i dinë vetëm maja e tyre prej 10-tö apo 15-të vetash."

Duke qënë se aktivitetet e shoqatave apo individëve, që promovojnë islamin mesjetar janë të kristalizuara mirë dhe shkojnë në formë bamirësie, ato s´mund të përcillen. Pagesa të konvikteve, pagesa të semestrave, punësim në internet kafe, në librari etj. (të cilave rrallëherë iu dihen burimet e financimit), janë format e yshtjes së të rinjve, të cilët si shkëmbim duhet të dëshmojnë devotshmërinë e tyre duke u identifikuar me mjekra dhe pantallona të shkurtuara. Por profesor Qemajl Morina, prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Kosovë thote se:

Islamiche Gemeinschaft der Kosovo in Pristina

Bashkësia islame e Kosovës

"Çdo lëvizje radikale në islam është e urryer. Islami është fe, e cila e preferon mesataren dhe falë kësaj mesatareje ai ka bashkëjetuar gjithmonë me besimet e tjera në Kosovë."

Sipas njohësve të kësaj fushe, rryma fetare Selefij njihet si rryma më jotolerante e praktikimit të fesë islame.

"Rrymë antikombëtare dhe antishtetërore", mendon ky qytetar i Kosovës, i cili edhe nga jashtë ka arritur të kapë thelbin e problemit, sepse nëqoftëse interesi jonë kombëtar është drejtimi kah vlerat properëndimore dhe drejt modernizimit të shoqërisë, ata shkojnë në të kundërtën dhe thërrasin kah lindja dhe kthimi në mesjetë. Ata kanë një tirazh edicionesh të posaçme të veprave të fuqishme, që i botojne, por nuk i botojnë veprat dhe dijetarët islamë, të cilët janë në kundërshtim me ideologjinë e tyre.

Bashkësia Islame kundërshton ekzistencën e tij

Enes Goga, njëri ndër të 700 imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili shërben në njërën nga xhamite e Pejës, nga shumëkush etiketohet si njëri ndër promotorët më të denjë të lëvizjes vehabiste. Por ky nxënës i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, i diplomuar në Universitetin e Medinës, i cili përcjell masterin në Universitetin Amerikan në Kajro, thotö se një lëvizje e tillë ka ekzistuar dikur, por jo edhe tani. Sipas tij edhe në Kosovë, si në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe të rajonit, fushata të tilla janë propagandë e atyre, që nuk ia duan të mirën një shoqërie të caktuar, në këtë rast Kosovës.

"Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia nëpër qarqe të caktuara ndërkombëtare me ndikim propagandonte se "në Kosovë ka potencial për me pas fundamentalizëm islamik, terrorizëm islamik". Madje ata kanë shkuar aq larg sa të thonë se "nëse Kosova pavarësohet, do të bëhet një Taliban i ri në Evropë". Kjo ngaqë Serbia nuk është dorëzuar asnjëherë në luftën e saj për Kosovën. Fatkeqësisht ka edhe hoxhallarë, që prej naivitetit dhe injorancës së tyre kanë rënë në grackën e kësaj propagande. Përndryshe, në Kosove një lëvizje vehabiste nuk ekziston!""

Qemajl Morina,Professor der Fakultät für Islamische Studine in Pristina

Profesor Qemajl Morina, prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Kosovë

Nuk ekziston lëvizje, por përpjekjet e individëve nuk përjashtohen-mendon profesor Qemajl Morina, sipas të cilit "Bashkësia Islame mban përgjegjësinë për imamët nën juridikcionin e saj. Ndërsa shoqatat e ndryshme, që janë regjistruar janë kompetencë e shtetit."

Arrestime nga policia

Dhe shteti e tha fjalen e vet, kur Policia e Kosovës para dhjetë ditëve në Prizren arrestoi pesë shtetas të Kosovës. Mediat kosovare raportuan se "u arrestuan pesë vehabiste me dyshimin e bazuar për terrorizem." Ndërkohë që Arbër Beka, zëdhënës në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Kosovës në Prishtinë, thotë se:

"Deklarata zyrtare e Policisë ka qënë se: "Janë arrestuar pesë persona fillimisht me dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje", ndërsa procedura e mëtejme varet nga hetimet. Policia nuk ka bërë arrestimin e personave për shkak se i përkasin ndonjë sekti apo besimi të caktuar, sepse është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik. Sido që të jetë Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët do të angazhohet për luftimin e çdo aktiviteti, që bie ndesh me ligjin", thotë zëdhënësi Beka.

Sidoqoftë Vahabi apo Selefij ata që në çfarëdo mënyre manipulojnë me qytetarin e varfër dhe pasurohen në emër të islamit, do duhej të trajtoheshin nga insitucionet përkatëse dhe t´iu kontrollohen pasuritë dhe burimet financiare, sepse predikimi i ashpër, futja e përçarjes në mes të besimtarëve dhe tentimi i dirigjimit të jetës së tjetrit në emër të Zotit është një eksperiment i rrezikshëm për çdo shoqëri. Ndërsa mesazhi i Bashkësise Islame të Kosovës është se çdo ideologji, apo akt, që ka për qëllim njollosjen e imazhit të islamit dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës, është i papranueshëm. Sepse, thotë profesor Morina:

"Çdo prirje për izolim në vetvete dhe përjashtim të të tjerëve është e papranueshme për fenë islame. Çdo ekstremizëm është jetëshkurtër dhe fundi i tyre do të jetë humbja…Islami i pranon të gjitha fetë dhe ne duhet të bashkëjetojmë si të tille, sepse ekstremizmi mbjell urrejtje jo vetëm tek besimet e tjera, por edhe në mesin e vetë islamit“.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhkb
  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhkb