1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

A ka sulmi ndaj ekipit të Dortmundit sfond terrorist?

21 Prill 2017

Një javë e gjysmë pas sulmit kundër ekipit të Borussia Dortmund, arrestohet një person i cili dyshohet të ketë kryer këtë sulm. Shkaqet e sulmit - tepër të ulëta.

https://p.dw.com/p/2bfBJ
Deutschland Anschlag auf BVB Bus Festnahme in Rottenburg
Fotografi: imago/7aktuell

Njësitë speciale në Gjermani e kanë arrestuar 28-vjeçarin Sergej W. nga rrethina e Tübingenit, për të cilin dyshohet se mund të ketë kryer sulmin me mjete shpërthyese ndaj ekipit të Borussia Dortmund, me 11 prill, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në futboll, kundër Monakos. Si pasojë e tri shpërthimeve të ndodhura pranë autobusit me ekipin është plagosur lojtari Marc Bartra dhe një polic.

Vrasje për qëllime përfitimi

Sergej W. nuk është pjesëtar i ndonjë rrjeti terrorist apo grupi ekstremist. Sergej W. ka vepruar nga lakmia për përfitime financiare. Të premten në mëngjes është kumtuar se ka të dhëna të forta se Sergej W. e ka planifikuar dhe kryer këtë sulm me qëllim përfitimi financiar. Ai kishte planifikuar të vrasë sa më shumë lojtarë të Dortmundit dhe që në këtë mënyrë të bien në bursë vlerat e aksioneve të këtij klubi. Ai më parë kishte vënë bast se do të bierë vlera e aksioneve të këtij klubi dhe kishte blerë opsione, që i mundësonin një fitimin me miliona euro. Sergej kishte marrë madje edhe kredi për të blerë opsionet, të cilat ia mundësojnë përfitime në bursë.

Deutschland Explosionen an BVB-Bus
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kusch

Dhoma me shikim drejt vendi të ngjarjes

Sergej W. ishte vendosur në hotelin ku ishte edhe ekipi i Dortmundit para ndeshjes me Monakon. Me rastin e rezervimit, ai kishte insistuar që dhoma e tij të ketë shikimin drejt vendit ku është kryer sulmi më 11.4. në pra 19:15 h. Dyshohet se ai mund t'i ketë aktivizuar tri lëndët shpërthyese nga dhoma e tij. Për të humbur gjurmët, në afërsi të vendit të ngjarjes janë lënë edhe tri letra me përbërje të ndryshme. Ideja ishte që policia të hetonte në drejtim të gabuar për sfond terrorist apo ekstremist. Por hetuesit prej fillimit dyshuan për përmbajtjen e letrave. Sergej W. është përcjellë tërë kohën në shtatë ditët e kaluara, deri në arrestim. Ai ishte nën hetime pas lajmërimit të bankave për kredinë dhe pagesat e opsioneve, të cilat do të mund t'i sillnin përfitime në vlerë prej milionash, në rast se binin aksionet e Borussia Dortmundit.

bc/nk(AFP, dpa)