1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

A ka shans libri kundrejt e-book? Hap portat panairi i 60-të i librit në Frankfurt

Në shtypin gjerman të së mërkurës gjen jehonë hapja e panairit ndërkombëtar të librit në Frankfurt. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen e komentatorëve në këtë panair është bumi që po përjetojnë librat elektornikë.

default

Nga panairi i librit në Frankfurt 2008

Gazeta "Der Tagesspiegel", që del në Berlin shkruan: "Shumë prej 300.000 vizitorëve, që pritet të vizitojnë panairin deri të dielën për herë të parë do të marrin në dorë librin elektronik, e-book: Një paketë me trashësinë sa një gisht dhe me formatin e një libri të vogël, e cila në të ardhmen mund të përmbajë një bibliotekë të tërë që futet në xhep. Një revolucion teknologjik. Por edhe një transformim kulturor? Botuesit, të cilëve leximi i menduar dikur si demode i teksteve klasike dhe atyre të reja u ka sjellë një bum përmes librave të lexuar në CD, bëjnë fjalë tani për një shans të jashtëzakonshëm. Në fakt e-book kurrësesi nuk do të thotë fundi i epokës së Gutenbergut. Shkrimi mbetet, magjia e të lexuarit dhe e librit plot gjrumë nga jeta, nuk mund t´i zëvendësohet dashamirësit të tij nga monitorët."


"Abendzeitung" e Mynihut komenton: "Lidhur me tregun e librit mbizotëron paragjykimi, se libri është një medium që po humbet: në të ardhmen në rastin më të mirë do të konsumohen libra elektronikë. Pavarësisht, nga fakti që librat elektronikë në tregun e SHBA përbëjnë vetëm 0,1%, pesimistët e kulturës nënvleftësojnë elemtin e imazhit të letërsisë. Ai që blen një libër, do të argëtohet, ose do të mësojë diçka, por gjithashtu do të tregojë, se është një njeri i mendimit. E ky imazh nuk mund të plotësohet me një kuti të vogël ngjyrë gri në raft."


Në të njëjtën linjë komenton edhe "Allgemeine Zeitung" e Majncit nën titullin: "E-book në vend të tamagoçit?": "Në panairin e Franfkurtit 42% e titujve të prezantuar janë libra tradicionalë. E pra mos vallë ka ardhur koha të themi sërish, se po përmbyset bota! Në fakt këtej e tutje do të na duhet të ambjentohemi me pamjen e pasagjerëve nëpër trena e autobusë, që në vend të librit apo gazetës lexojnë nëpër mini-monitorë. Por ka shumë mundësi edhe që këta të jetë poseduesit e dikurshëm të tamagoçi-ve apo gameboys-ve. Dikur thuhej se e ardhmja i përket këtyre lojërave. Por ndërkohë ato kanë përfunduar aty ku duhet, në koshin e plehërave. Ndoshta kjo s´duhet të ndodhë me e-book. Por një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet."





  • Data 14.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZQa
  • Data 14.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZQa