1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A ka plan Prishtina për veriun? - Në prag të raundit të ri të dialogut në Bruksel

Më 17 janar në Bruksel kryeministri Thaçi dhe Daçiq pritet të diskutojnë edhe për çështjen e veriut të Kosovës. Pala serbe shkon në takim me platformë për Kosovën, pala kosovare ende është në përgatitje për këtë takim.

Hashim Thaci - Kosovo Premierminister, EU-Außenbeauftragte Catherine Ashton und Ivica Dacic, Premierminister, Serbien Foto: Marina Maksimovic (Korrespondentin) zugeliefert durch: Ivan Djerkovic

Hashim Thaci Premierminister Kosovo

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës nuk pranojnë të flasim hapur, nëse ata kanë një plan për veriun e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj platformës së Serbisë, e cila ndër shumë propozime për rregullimin e brendshëm në Kosovë, parashikon edhe autonomi për serbët e veriut të Kosovës. Më 17 janar, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësues së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Në këtë takim ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e veriut. Këtë e ka konfirmuar vet zyra e baroneshës Ashton. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, lidhur me platformën e Serbisë për Kosovën tha: "Ne ofrojmë autonomi të gjerë dhe atë që e ofrojmë e kërkojmë edhe për serbët. Kërkojmë që serbët të jetojnë në përputhje me zakonet e veta, të mbeten në Kosovë ata që janë, i vetmi popull në shekullin 21-të nuk mund të zgjedhë si dhe ku të jetojë", i tha Aleksandër Vulin, televizionit RTS.

Kuci: Nuk e di nëse kryeministri Thaçi ka një plan për veriun

Qeveria e Kosovës nga ana e saj nuk pranon se ka një plan për veriun e Kosovës, që kryeministri Hashim Thaçi mund ta prezantojë në takimin e 17 janarit në Bruksel. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, i tha DW, se ai "nuk është në dijeni nëse kryeministri Thaçi ka një plan për veriun". Mirëpo, mediat lokale në Prishtinë duke iu referuar burimeve qeveritare shkruajnë se në takimin e 17 janarit në Bruksel, kryeministri Thaçi do të prezantojë një plan për veriun, i cili pritet të përfshijë zgjedhjet e lira në tri komunat e veriut të Kosovës: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, si dhe krijimin e komunës së Mitrovicës veriore dhe shpërbërjen e strukturave paralele. Ky plan i Prishtinës zyrtare megjithatë thuhet se nuk do ta tejkalojë Pakon e Marti Ahtisaarit.

"Veriu çështje e negociueshme për Prishtinën"

Ndërkohë, analisti politik Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED, thotë se për vet faktin që Prishtina zyrtare tashmë ka pranuar të diskutojë në takimin e 17 janarit në Bruksel për çështjen e veriut, kjo automatikisht e bënë të negociushme zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës. "Deklarata se qeveria ka një plan të vetin për veriun janë kundërthënëse pasi qeveria më herët ka deklaruar se nuk ka nevojë të ketë një plan, pasi plani për veriun është vet pakoja e Marti Ahtisarit. Ndërsa, tash po thuhet se në Bruksel do të shkohet me një plan për veriun për të diskutuar me Serbinë. Me këtë qeveria do të tregojë se veriu i Kosovës është i negociushëm", thotë Shpend Kursani.

Sidoqoftë, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pesë vjet më parë, çështja e veriut pritet të jetë në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Serbisë synon autonomi për veriun e Kosovës. Ndërsa, synimi i qeverisë së Kosovës është që ta shtrijë autoritetin në këtë pjesë duke organizuar zgjedhjeve lokale në zonat veriore të vendit, duke përfshirë edhe krijimin e komunës së re serbe në veri të qytetit të Mitrovicës. Udhëheqësit politikë kosovarë thonë, se vetëm në këtë mënyrë serbët e veriut mund të integrohen në shoqërinë kosovare.