1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A ka përparime në pokerin atomik me Teheranin? Irani kërkon t`i bëjë propozime të reja vendeve të 5+1

Pas sinjaleve pajtuese nga Uashingtoni, edhe Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është shprehur për një fillim të ri në dialogun për armët atomike.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad pozon mes shkencëtarësh në qytetin Isfahan.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad pozon mes shkencëtarësh gjatë inagurimit të fabrikës së parë për prodhimin e lëndëve djegëse nukleare, 9 prill 2009.

Presidenti i Iranit ka lajmëruar fillimin e një nisme të re në diskutimet lidhur me programin e diskutueshëm nuklear të vendit të tij. Gjatë fjalimit të mbajtur në qytetin iranianojugor Kerman, Mahmud Ahmaidnexhad deklaroi ditën e mërkurë, se Teherani është i gatshëm "të nisë një epokë të re dhe madje të harrojë edhe të kaluarën," vetëm me kusht, që të respektohet sovraniteti i Iranit. Për këtë arsye ai do të parashtrojë së shpejti një ofertë të përgjithshme për bisedimet e ardhshme.

Grua iraniane duke ndjekur në televizion fjalimin e Presidentit amerikane Barack Obama.

Grua iraniane duke ndjekur në televizion fjalimin e Presidentit amerikane Barack Obama drejtuar me mesazhe të reja Iranit, 20 mars 2209

Inisiativa e Teheranit mund të jetë kuptuar si përgjigje ndaj nismës së fundit të SHBA-së, për të afruar qëndrimet e secilës palë në konfliktin ndërkombëtar atomik. Sipas agjensisë iraniane të lajmeve, IRNA dhe shumicës së mediave, oferta iraniane duhet "të garantojë drejtësi, respekt dhe bashkëpunim ndërkombëtar". Se çfarë fshihet pas këtij formulimi është ende e paqartë. Por, ka mundësi që katalogu i propozimeve të përmbajë krahas çështjeve të programit të diskutueshëm atomik edhe pika që kanë të bëjnë me krizën e pazgjidhur palestineze.

Njoftimet nga Republika islamike vijnë një ditë pasi gazeta New York Times shkruante “se ka gjasa që Uashingtoni të jetë i gatshëm për të bërë lëshime të mëdha në konfliktin atomik. Ky formulim u interpretua, sikur SHBA-ja heq dorë nga parakushtet e vendosura deri tani për zhvillimin e bisedimeve të ndërsjellta dhe do të tolerojë Teheranin në pasurimin e uraniumit, në rast se qeveria e atjeshme pranon kontrollimin e gjithëanshëm të programit të saj bërthamor.

Fotografi e montuar - Presidentët Barack Obama Mahmoud Ahmadinejad

Gazeta New York Times shkruan “se ka gjasa që Uashingtoni të jetë i gatshëm për të bërë lëshime të mëdha në konfliktin atomik.

Në fund të javës së kaluar, presidenti Mahmud Ahmadinexhad pranoi ftesën për bisedime me pesë vendet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, plus Gjermaninë. Në bisedimet e grupit të vendeve të ashtuquajtura “5+1" me Iranin, për programin e diskutueshëm atomik thuhet, se qeveria e Uashingtonit do të marrë pjesë në to për herë të parë me përfaqësues të rangut të lartë.

Pavarësisht këtyre hapave të reja, politikanë të ndryshëm nga Teherani, ndër të cilët edhe kandidati për president i forcave progresive Mir Hossein Mussavi, kanë theksuar ditët e fundit sërish, se programi nuklear nuk do të ndalet. Grupi i vendeve 5 plus 1, akuzojnë Iranin se dëshiron të përdorë programin atomik edhe për synime ushtarake.

Autor: Ulrich Pick / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 16.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HY8M
  • Data 16.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HY8M