1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A ka Evropa plane për Kosovën?

I ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Robert Cooper dështoi në përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktit për kufirin mes dy vendeve. Cilat janë hapat e tjerë që BE do të ndërmarrë?

Kufiri Kosovë Serbi

Kufiri Kosovë Serbi

BE mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra deri tani dhe i bën thirrje palëve të gjejnë një rrugëdalje për çbllokimin e situatës aktuale në Kosovë. "Ne shpresojmë në gjetjen sa më parë të një zgjidhjeje pragmatike që ul tensionet dhe që të jetë e pranueshme nga të gjitha partitë," i tha Deutsche Welles Michael Mann, zëdhënësi i të ngarkuarës me politikën e jashtmë të BE-së, Catherine Ashton.

Për Bashkimin Evropian, prioritet më të madh ka tani ulja e tensionit dhe rikthimi i qetësisë dhe sigurisë për secilin. BE mendon se për këtë janë përgjegjëse si Prishtina ashtu edhe Beogradi. "Dhuna nuk do të tolerohet asnjëherë dhe aksionet e vetmuara nga njëra apo tjetra palë nuk janë të dobishme".

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, principet kryesore të BE

BE thekson nevojën për kthimin tek dialogu dhe për zgjidhjen sa më shpejtë të çështjeve themelore. BE pret të shohë progres të shpejtë dhe përmbajtësor. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave janë principet kryesore të BE-së. Dialogu është për rritjen e bashkëpunimit, përmirësimit të jetës së njerëzve dhe arritjes së progresit në drejtim të Evropës. "Të gjitha këto përpjekje kanë mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe 27 vendeve anëtare," thotë Mann. Sipas tij, të gjitha vendet anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për punën e rëndësishme dhe nganjëherë të vështirë të misionit të EULEX-it, në mënyrë që të ofrojë sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

DW-Grafik: Per Sander 2010_05_17_ex_jugoslawien_und_eu.psd


E do ta ndjekë afër situatën në Kosovë

EULEX- i vazhdon të jetë i pranishëm në pikat kufitare 1 dhe 31, patrullat e policisë janë shtuar në veri të Kosovës për të ofruar sigurinë shtesë dhe misioni ka filluar hetimet për ngjarjet e javës së kaluar. Misioni është duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe është i gatshëm për të reaguar ndaj ndonjë incidenti të mundshëm, në mbështetje të shtetit të së drejtës në Kosovë.

BE do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën dhe mbetet e angazhuar dhe e gatshme për të vepruar në rast nevoje të veçantë. "Ne ndodhemi në kontakt të ngushtë si me Prishtinën ashtu edhe me Beogradin. Si dhe me zyrat rajonale të EUSR dhe EULEX-it," thotë zëdhënësi.

E ngarkuara me politikën e jashtme të BE-së, Catherinë Ashton foli javën e kaluar si me presidentin serb Tadiç ashtu edhe me kryeministrin Thaçi, duke përcjellë shqetësimin e saj dhe duke nënvizuar përgjegjësinë e tyre. Ajo kërkoi si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi që të marrin masat, të tregojnë përgjegjësi maksimale, të shmangin shkallëzimin e mëtejshëm dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për gjetjen sa më shpejtë të një zgjidhjeje paqësore.

Autor: Aida Cama

Reaktoi: Mimoza Kelmendi

  • Data 05.08.2011
  • Fjalët kyç eu kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12BcO
  • Data 05.08.2011
  • Fjalët kyç eu kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12BcO