1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A ka aborte selektive mbi bazë gjinie në Kosovë?

Studimi i OKB-së: Në Evropë abortohet një numër gjithnjë e më i madh fetusesh femërore. Statistikat janë shqetësuese veçanërsiht për disa vende të Ballkanit. Studimi përmend edhe Kosovën si vend problematik.

A pregnant Albanian woman watches her baby in the monitor as a doctor performs a sonogram in Tirana on November 9, 2011. In Albania, abortion was legalised on the eve of the Communist regime's fall in the 1990s. Since then, it has become almost a favourite method to chose the sex of its child, several local rights groups warn. According to a law adopted in April 2002, sex-selective abortion is forbidden, but there are no specific sanctions for breaching the law, experts say. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Symbolbild Geschlechterselektion in der EU

Ajo është e bardhë, por jo fatbardhë. Rrathët blu nën sy shprehin vuajtjen e brendshme, që rritet dita ditës bashkë me djalin e saj pesëvjeçar, i cili sapo ka nisur të hedhë hapat e parë dhe ende s'flet. Por, ndonësë zonja, që nuk dëshiron të identifikohet, ka një djalë me zhvillim të vonuar, thotë se ka kaluar shumë sakrifica, duke mos kursyer as metodat më primitive për të lindur djalë. Ajo thotë se i është nënshtruar procedurës „për rrotullim mitre kah ana e djalit“ me qëllim të ndryshimit të vendimeve të paracaktuara nga një fuqi jashtë saj. Ndërsa para djalit nën presionin e burrit ajo kishte abortuar një foshnjë me bindjen se ishte vajzë. „Abortova, duke pranuar mendimin e burrit tim, i cili reagoi menjëherë, kur mjeku tha se është vajzë. Një mjek në Prishtinë tha se e dallon shumë herët gjininë përmes ekos. Që në muajin e dytë…”.

Gjinia dallohet në javën e 16-të të shtatzanisë

Një foshnjë e vrarë qysh në embrion, sepse është “vajzë”, ndonëse nuk dihej të ishte e tillë, sepse gjinia e fetusit mund të dallohet vetëm në javën e 16-të të shtatzanisë, thotë prof. Myrvete Paqarada, drejtore e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë. Ajo është e mendimit që raste të tilla duhet të ndiqen penalisht dhe mjekët përgjegjës duhet të përballen me forcën e lijgit. Një mjek, që pretendon ta dallojë gjininë qysh në muajin e dytë të shtatzanisë, nuk është i ndershëm, thotë Paqarda, sepse “zhvillimi apo diferencimi i organeve gjenitale tek embrioni përfundon në javën e 13-të, ndërkohë që konstatimi me ultratinguj është i mundur vetëm në javën e 16-të. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që me siguri ka edhe mjekë matrapazë, por nga ana shkencore mund të garantoj, se nuk mund të bëhet identifikimi i gjinisë me atë metodë.”

Seleksioni gjinor mendësi e së shkuarës

Paragjykimet rreth gjinisë mashkullore apo femërore janë të hershme dhe e kanë zanafillën qysh nga koha e bashkësive primitive. Më vonë, kushtet e vështira të jetesës në zonat rurale kanë bërë që të preferohet fëmija i gjinisë mashkullore, duke u nisur që nga ndarja e punës e deri tek aftësia për të kryer beteja, thotë sociologu Fatmir Qollaku: „Atëherë natyrshëm familja e ka përjetuar si humbje lindjen e vajzës dhe në një farë mënyre madje familjes i janë shprehur edhe ngushëllime, kur ka lindur vajza me shprehje të tilla si: ‚A u mërzitët që lindi vajza'!?“ Sipas socialogut Qollaku, ndonëse kjo dukuri ka qenë prezente në të shkuarën në shoqërinë kosovare, me proceset e integrimit dhe zhvillimin e përgjithshëm, si dhe nga ndikimi i shumë faktorëve të tjerë, ka rënë dukshëm kjo tendencë.

Në familjen e Nysretit 47 vjeçar nuk ka ekzistuar ndonjëherë një mendësi e tillë, ai madje kujton, se kur i lindi vajza e dytë, që është sot 18 vjeç, nga gëzimi ka qerasur ekipin e personelit mjekësor, që asistoi në lindje.

Madje ai kujton edhe të atin, një bujk mendjehapur: “Kur lindi motra e tretë dhe unë isha djali i vetëm, xhaxhai si baba i tre djemve, që ishte vet, i tha babait tim: ‘Bacë ngushëllime, ishallah e ke djalin, se t'u ba vajza e tretë!' Babai shfryu i mërzitur e iu përgjigj: ‘Kështu thuhet, kur vdes njeriu e jo kur lind … shëndosh gruaja!”.

Preferenca për djem tendencë e njohur, por jo realitet problematik sot

Preferenca më e madhe për djemtë dhe domodoshmëria për të pasur trashëgimtar mashkull në Kosovë është një fakt i vërtetuar, gjë që ka çuar tek lindje të vazhdueshme, martesat e shumëfishta deri në lindjen e djalit, si dhe në përzgjedhjen e gjinisë gjatë riprodhimit invitro. Por kurrsesi aborti selektiv mbi bazë gjinore nuk mund të konsiderohet si dukuri shoqërore brenda një bashkësie të caktuar etnike në Kosovë. Në përgjithësi shumica dërmuese e familjeve dëshirojnë një foshnje të shëndetshme, pavarësisht nga gjinia, pohojnë ekspertët: “Fatkeqësisht edhe në Kosovë, ashtu si në vendet e tjera në tranzicion, ekziston aborti si metodë e planifikimit familjar, formë kjo e gabuar, sepse aborti është një ndërhyrje shumë serioze. Por nuk mund të thuhet se në Kosovë bëhen aborte selektive, kur gjinia është femër, kjo nuk qëndron." Prof. Paqarda e konsideron këtë si propagandë dhe nisur nga përvoja e saj shumëvjeçare thotë, se "asnjëherë nuk ka ardhur që ndokush të më thotë: hiqma këtë fëmijë, sepse e kam vajzë."

Sociologu Fatmir Qollaku është i bindur, se mendësi të tilla shoqëria kosovare i ka tejkaluar prej kohësh: „Mendimi im është i prerë: dukuria i ka rrënjët e hershme në paragjykimet e jetës rurale dhe konceptit të barrikaduar në provincë, por në mënyrë të natyrshme procesi emancipues dhe socializues e ka bërë të vetën. Edhe nëse ka raste të tilla, kjo kurrsesi nuk mendoj, se është dukuri e përhapur në masë, por ndodh vetëm prej paragjykimeve të mëhershme.“

Ligji i abortit dhe shifrat aktuale

Mbi bazën e ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës aborti legal është i lejueshëm deri në javën e dhjetë të shtatëzanisë dhe në javën e 16-të vetëm në raste të jashtëzakonshme si dhe në raste të përdhunimeve, apo incesteve familjare. Në klinikën Gjinekologjike Obstetrike përgjatë vitit të kaluar janë kryer 67 aborte, shumë më pak krahasuar me një vit më parë, por asnjëri nga abortet s'ka pasur bazë seleksionin gjinor. Ndërsa, sipas mjekes Paqarada, nga 11.274 foshnjat e lindura në vitin 2012, 6.122 ishin foshnje meshkuj, prej të cilëve 156 kanë lindur të vdekur dhe 5.152 femra, prej të cilave 71 kanë lindur të vdekura.