1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A i duhet Gjermanisë një ministri Integrimi?

Emigrimi ka një konotacion negativ në Gjermani, por ka ardhur koha që një gjë e tillë të ndryshojë. Studiuesit e migrimit kanë propozuar krijimin e një ministrie Integrimi.

"Nëse i thua dikujt, që familja e tij jeton prej tre brezash në Gjermani, të integrohet si duhet, është një ofendim", thotë Klaus Bade, i cili është studiues migrimi në Berlin. Gjermania ka qenë një vend emigrimi që në vitet 50-të, kur erdhën emigrantët e parë nga Italia, Spanja dhe Turqi. Një në pesë gjermanë ka prejardhje të huaj, por sërish termi "emigracion" ka një konotacion negativ.

Reputacioni i keq i emigracionit ndoshta mund të shkaktohet edhe për faktin se politikat e integrimit në të shumtën e rasteve vendosen nga Ministria e Brendshme. Atje detyrat kryesore janë çështjet e sigurisë dhe ato rregulluese, por edhe lufta ndaj ekstremistëve të majtë e të djathtë ashtu si edhe kërcënimet islamike. E fokusuar në këto çështje ministria e Brendshme u ka kushtuar shumë pak vëmendje njerëzve me background emigrimi që të marrin kualifikimet e duhura profesionale dhe të jenë në gjendie të jenë pjesë aktive e shoqërisë gjermane. Një gjë e tillë duhet të ndryshojë sipas Bade. "Sot politikat e integrimit nuk janë vetëm terapi sociale për njerëzit me prejardhje nga emigracioni, por pjesëmarje e orientuar sociale për të gjithë", thotë ai.

Kompetencat e shpërndara të politikave të integrimit

Agjencia Federale për Migrimin dhe Refugjatët është përgjegjëse për klasat e integrimit, Ministria e Punës merret me punën e migrantëve dhe Ministria e Jashtme garanton vizat. Së fundmi është edhe Komisioneri i Integrimit, zyra e të cilit ndodhet në Kancelarinë Federale.

Maria Böhmer Bericht Ausländer

Maria Böhmer, Komisionerja e Integrimit gjermane

"Përpjekjet nuk janë më të mjaftueshme", thotë Mehmet Tanriverdi, kryetar i Konsorcimut Federal të Shoqatave të Emigrantëve. Institucionet ekzistuese dhe ligjet nuk mund rregullojnë më ndryshimet demografike dhe sfidat e një shoqërie moderne emigrimi. Prandaj sipas tij do të duhej një Ministri Integrimi që do të ishte përgjegjëse për të gjitha çështjet e lidhura me migrimin.

Ministritë e integrimit ekzistojnë në nivel landesh

Por nuk ka asgjë të re rreth idesë për të ngritur një ministri Integrimi. Komisionerja e Integrimit Maria Böhmer ka kërkuar një institucion të tillë, por ideja është kundërshtuar më shumë nga partia e liberalëve FDP, të cilët ishin pjesë e koalicionit qeveritar nga vitit 2009 deri para zgjedhjeve. Tani FDP nuk mundi të merrte votat e mjaftueshme për në Bundestag dhe nuk do të ketë vendet e saj në qeveri. Kancelarja gjermane do të duhet të formojë një koalicion me Partinë Socialdemokrate (SPD) ose më të Gjelbërit. Tanriverdi thotë se ai shikon mundësi të mira për një ministri Integrimi sepse të dyja partitë mbështesin idenë e një ministrie Integrimi.

Aktion Es ist 5 vor 12 Internationaler Tag gegen Rassismus TBB

Kenan Kolat, kryetar i Komuniteteve Turke në Gjermani.

Landet gjermane janë përpjekur edhe vetë të rregullojnë politikat e integrimit. Në Saksoninë e Ulët, Renaninë e Veriut-Vestfali, Hessen dhe Renani-Palatinate ka ministra përgjegjës për çështjet e integrimit.

Pjesmarrje në vend të integrimit

Një ministri federale e Integrimit do të ishte një sinjal i rëndësishëm dhe ministri nuk ka pse të jetë patjetër me prejardhje emigrimi, thotë Kenan Kolat, kryetar i komuniteteve turke në Gjermani.

"Është e rëndësishme që çështja të transmetohet mirë tek publiku dhe pjesa më e madhe e shoqërisë", thotë Kolat, duke shtuar se shoqata e tij do të donte të mos përdorej fjala "emigracion", por ministria të quhej "Ministria për Pjesëmarrje dhe Migracion."

Por Bade thotë se për tu hequr konotacioni problematik do të duhet më shumë se reformat në nivel politik. "Ne nuk duhet të kemi iluzione, nuk krijohen politika të reja duke krijuar institucione të reja", thotë ai. Në vend të kësaj progres është krijimi i një klime tjetër, një kulture të hapur, që i lejon gjithkujt të jetë aktiv në formëzimin e vendit.