1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A i duhet Gjermanisë një ministri për internetin?

Vera Kern/ Auron Dodi18 Nëntor 2013

Të rinjtë po largohen nga Facebook-u. Të paktën shifrat e përdoruesve në moshë të re të Facebook-ut vazhdojnë të bien. Po a do të vjetërohet Facebooku? Ose të mbyllet fare së shpejti?

https://p.dw.com/p/1AJBM
Te rinj me laptope te ulur ne tryeze
Fotografi: picture-alliance/dpa

Prej kohësh, digjitalizimi ka mbërritur në jetën e përditshme në Gjermani. Ka arritur mënyrën si jetojmë, si punojmë, si i administrojmë paratë. Për politikën megjithatë çështje të politikës ndaj internetit dhe aktivistëve në rrjet janë me të vërtetë një lëndë e panjohur. Prandaj ka kohë që politikanë të interesuar për internetin dhe aktivistë në rrjet kërkojnë që Gjermania të ngrejë një ministri të posaçme për botën digjitale. Deri tani, të gjitha përmbajtjet digjitale administroheshin nga Ministri i Shtetit për Kulturën dhe Mediet. Por sektori i tij kujdeset zakonisht për operat dhe për festivalet e kulturës. Po interneti? Ai nuk paraqet ndonjë pikë veçanërisht të rëndësishme të rendit të ditës. Ndërkohë, kërkesa për një dikaster të posaçëm për internetin vjen edhe nga radhët e konservatorëve. Për shembull nga Philipp Mißfelder. Kryetari i organizatës së rinisë, Junge Union, të CDU/CSU-së u shpreh kështu në një intervistë me DW: "Nuk kemi nevojë për dikë, që të na thotë: internetin më mirë ta mbyllim, ta rregullojmë dhe ta fusim të sistemuar në dosje". Ai u shpreh për dikë që e kupton kreativitetin dhe shanset e internetit.

Philipp Mißfelder: pro kreativitetit
Philipp Mißfelder: pro kreativitetitFotografi: picture-alliance/dpa

"Më e vonta pas skandalit të NSA-së, të gjithë e kuptuan: kjo është një temë me rëndësi qendrore për të ardhmen e një vendi", thotë Lars Klingbeil, zëdhënësi i deritashëm për politikën ndaj internetit të Grupit Parlamentar të SPD-së:"Për këtë duhet treguar kujdes." Këtë nevojë për të vepruar e shohin gjithnjë e më tepër të gjitha partitë, konfirmon edhe Philipp Mißfelder. "Eshtë më tepër një çështje moshe, se sa një çështje partie." As te konservatorët, debatin nuk e dominojnë më ata që e shihnin internetin si mjet të djallit.

Agjendë digjitale? Partia socialdemokrate dhe unionistët negociojnë

Në nëngrupin e punës, "Agjenda digjitale", CDU/CSU dhe SPD negociojnë për strategjinë dhe politikën që duhet të ndjekë ndaj të dhënave në rrjetin digjital qeveria e ardhshme gjermane. Njëri nga rekomandimet: themelimi i një komisioni qendror për çështje të politikës digjitale. Po si mund të lidhet më mirë me institucionet politika digjitale? Nëse në fund do të ketë një ministër shteti për internetin në zyrën kancelarore ose madje edhe ndonjë ministri të posaçme interneti - këtë duhet ta vendosin në fund vërtet krerët e partive, Horst Seehofer (CSU), Angela Merkel (CDU) dhe Sigmar Gabriel (SPD), kështu u shpreh Lars Klingbeil, që negocion në emër të socialdemokratëve.

Lars Klingbeil pro institucionalizimit rregullator
Lars Klingbeil pro institucionalizimit rregullatorFotografi: imago/IPON

Për disa tema, u arrit që tani të bihet dakord. Kështu u vendos objektivi për të pasur internet të shpejtësisë së madhe për të gjitha familjet. Gjithashtu u ra dakord që të ofrohet mbrojtje juridike për ofruesit e rrjeteve të lira WLAN si dhe sigurimi i neutralitetit në internet.

Pika e fundit ishte për një kohë të gjatë e debatueshme midis konservatorëve dhe socialdemokratëve. Neutraliteti në internet do të thotë që të dhënat të trajtohen në mënyrë të barabartë në internet dhe që të mos diskriminohet askush.

Kamera qe vezhgon ne Alexanderplatz në Berlin
Liri në vend të frikësFotografi: picture-alliance/dpa

Politika ndaj internetit nuk është më tokë e re për politikanët e rinj

Se cilat rekomandime do të ndjekë qeveria e ardhshme gjermane, kjo është ende e paqartë. Në anën tjetër, e qartë tani duhet të jetë edhe për pesimistët e kulturës, që jeta digjitale nuk është më territor i ri. Ngjashëm si në mbrojtjen e ambjentit megjithatë, e nevojshme është një lëvizje e njerëzve të rinj, që të vërë në lëvizje politikisht diçka. Shtysën për këtë ndoshta e dha Partia e Piratëve me afinitetin e saj për internetin, me rezultatin e saj të mirë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 - ngjashëm si në rastin e të Gjelbërve në vitin 1983.