1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A e pamundëson rezoluta serbe dialogun?

Në prag të seancës së KS analistët vlerësojnë se rezoluta e Serbisë mund të jetë pengesë për një dialog të hapur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Serbët e Kosovës mendojnë se gjithçka është në duar të fuqive të mëdha.

default

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Bisedimet për Kosovën në KS të OKB-së duhet të kenë për bazë mendimin këshillues të GJND thotë Ramadan Iljazi, udhëheqës i lëvizjes "Fol" në Prishtinë. Ai shpreson se KS do të marrë vendim konstruktiv: "Dërgimi eventual i ndonjë rezolute për aprovim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të komplikojë procesin, do të komplikojë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. Besoj se vendimi i GJND-së duhet të jetë i mjaftueshëm për të shkuar përpara. Është i qartë tashmë legaliteti i pavarësisë së vendit", thotë Iljazi.

Zgjidhje kompromisi

Njohjet e tjera të Kosovës nuk do të varen nga aktivitetet diplomatike të Prishtinë dhe Beogradit, mendon Randjel Nojkić, kryetar Lëvizjes së Përtëritjes Serbe për Kosovën (SPO). Rolin kryesor do ta luajnë fuqitë e mëdha botërore, thotë Nojkić dhe shton:

"Duke pasur parasysh se njëri nga prioritetet krahas Kosovës është edhe hyrja e Serbisë në BE, atëherë mendoj se duhen zhvilluar bisedime shumë të qarta edhe me vendet e BE, por edhe me ato vende, që përfaqësojnë interesat e Serbisë dhe të bëhen përpjekje për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi", thotë Nojkić.

Rezoluta e Serbisë pengon dialogun e hapur

Ramadan Iljazi thekson se nuk mund të flitet për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa ekzistojnë përpjekjet e vazhdueshme për të bllokuar njohjen e Kosovës. "Nëse Serbia dëshiron të flasë me Prishtinën rreth çështjeve teknike, ose çështjeve të tjera, atëherë Serbia duhet të ndalet me procesin e rezolutave, sepse një rezolutë eventuale në Kombet e Bashkuara, e tillë çfarë Serbia ka propozuar, besoj që siguron vetëm dialog të kushtëzuar dhe nuk siguron bisedim të hapur dhe të sinqertë mes dy palëve. Diçka çka është e sigurt, është që edhe shqiptarët edhe serbët në Kosovë janë gati të lëvizin përpara, prandaj si Prishtina si Beogradi duhet të ndalojnë të luajnë lojë politike dhe të lejojnë një zhvillim normal të jetës në Kosovë", thotë Iljazi

UN Generalversammlung NO FLASH

Asambleja e përgjithshme e OKB-së

Nisur nga fakti që pesë anëtarë të BE nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës BE duke mos pasur unitet për proceset në Ballkan nuk do të mund të udhëhiqte bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thotë Iljazi. Prandaj çdo bisedim mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të ketë një pjesëmarrje më të gjerë të palëve. Skenari më i mirë do të kishte qenë që vetë Prishtina dhe Beogradi të bisedonin pa ndërmjetësim, mirëpo në situatën aktuale kjo është e pamunduar, shton Iljazi.

Serbët të mbrohen përmes institucioneve të Kosovës

Në të njëjtën kohë Randjel Nojkić thekson, se me gjithë luftën politike për Kosovën, serbët duhet të marrin pjesë në punën e institucioneve kosovare dhe të mbrojnë në to interesat e tyre. "Nëse Beogradi do të mbështeste serbët të merrnin pjesë aktive në institucione, atëherë do të kishte hequr nga vetja një barrë të madhe përgjegjësie, sepse tani çdo gjë, që është negative në lidhje me pjesëmarrjen e serbëve në institucione, hidhet në kurriz të Beogradit", thotë Nojkić.

Autor: Zylfija Jakupi

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OaIP
  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OaIP