1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A e lehtëson njohja e diplomës gjetjen e punës për të huajt në Gjermani?

I kualifikuar e jo ndihmës: Njohja e diplomave të huaja synon të mundësojë një punë më të mirë dhe të ardhura më të mira. Kjo është edhe në favor të punëdhënësve. Po cila është përvoja në praktikë?

Për kolegët e mi ka qenë një hap pozitiv njohja e diplomës, thotë Steffen Rudolph,, anëtar i këshillit të punonjësve në firmën e specializuar për ndërmjetësim personeli, Randstad: "Ata gëzohen që nuk u duhet të punojnë më punëtorë si prej vitesh. Aplikantët ndërmjetësohen tek punëdhënësit si punëtorë të kualifikuar, dhe paguhen sipas kësaj kategorie." Randstad ka rreth 50.000 punëtorë në Gjermani me kontratë: 45% e tyre janë punëtorë ndihmës. "Nuk e dimë kush sjell me vete një diplomë nga jashtë", thotë Rudolph.

Steffen Rudolph

Steffen Rudolph

Ndryshe është kur një punëmarrës pyet drejpërdrejt në këshillin e punëtorëve, ose kur aplikon rishtazi tek Randstad. "Në intervistën e parë mund të përcaktojmë aftësitë dhe kualifikimin që sjell një aplikant. Kur arrijmë në përfundimin se kjo do të ishte rruga e duhur, atëherë kërkojmë që aplikanti të sjelltë të gjitha dokumentet për njohjen e diplomës dhe ne ndihmojmë atë në këtë procedurë." Randstad merr përsipër shpenzimet e njohjes së diplomës, ndërkohë që kualifikimet shtesë i financon vetë firma, vetëm ose përmes një programi të agjencisë së punës.

Siguri përmes kualifikimit

Edhe firmat e vogla mbështesin ndërkohë punëtorët e tyre, si Horst Busch nga Elektrotechnik GmbH, Hamburg. Firma pagoi shpenzimet e njohjes së diplomave për një punëtor polak, britanik dhe bullgar. Të tre punëtorët mund të punojnë tani në një kantier ndërtimi si elektriçistë.

Peter Kürner nga rrjeti IQ "Integrim përmes kualifikimit" thotë se "Firmat kanë nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore, ndryshe në raste dëmesh as siguracionet nuk paguajnë. Prandaj ato inkurajojnë punëtorët të bëjnë njohjen e diplomës." Kürner kritikon faktin që disa firma "kënaqen që nuk i paguajnë punëtorët sipas tarifave."

Njohja e diplomave sjell përfitime

njohja e plotë e diplomës ul rrezikun e punësimit nën kualifikimin e punonjësit.

Njohja e plotë e diplomës ul rrezikun e punësimit nën kualifikimin e punonjësit.

Sipas një raporti të Institutit Federal për Edukimin Profesional (BIBB) klinikat dhe azilet e plqeve organizojnë këshillime për punëtorët që në fillim të punës: Profesionet në sektorin shëndetësor dhe përkujdesit janë të rregulluar me ligj. Ato lejohet të ushtrohen vetëm pas njohjes së plotë të diplomave. Në këtë sektor vihet re një mungesë e theksuar e fuqisë së kualifikuar punëtore. Prandaj klinikat janë vetë aktive, megjithëse jo gjithmonë. Ende nuk ka të statistika të sakta se sa i vlen për aplikantët pagesa e disa qindra eurove për njohjen e diplomave në gjetjen e një pune më të kualifikuar. Një hulumtim i përgjithshmë i BIIB-s tregon se njohja e plotë e diplomës ul rrezikun e punësimit nën kualifikimin e punonjësit.

Nevoja për përmirësime

Qeveria gjermane do të rrisë deri në vitin 2018 fondet për qendrat konsulutuese, kurset e gjuhës dhe kualifikimin e mëtejshëm profesional, me mjetet e fondit social europian. Marie-Louise Veddern, referente për njohjen ediplomave në Ministrinë e Arsimit shikon "shumë potencial edhe tek vetë firmat". Vetë punëdhënësit mund të financojnë kualifikime shtesë për punëtorët e tyre.