1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A duhet të reduktohet misioni i prezencës së OSBE-së në Shqipëri?

Në opinionet e tyre për Deutsche Welle-n, Çerçiz Loloçi, drejtor i programeve të medias në Fondacionin Soros dhe Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë me arsyet pro e contra.

default

Kryeministria, Tiranë

Gjashtë vjet pasi miratimit zyrtarisht të mandatit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ka nisur debati për ndryshimin e misionit të saj, duke provokuar një debat diplomatik e politik. Pyetja kryesore: Duhet vazhduar edhe disa vjet kështu, apo ka ardhur koha për reduktimin e objektivave të misionit. Polemikat nuk janë zhvilluar vetëm si shkëmbim i opinioneve mes autoriteteve zyrtare shqiptare dhe përfaqësuesve të OSBE-së, por kjo çështje ka zënë mjaft vend dhe në hapësirat analitike të medias vendore.

OSZE Logo

Logoja e OSBE-së


Kërkesa për reduktimin e misionit është e nxituar

Drejtori i Programeve të Medias në Fondacionin Soros në Tiranë, Çerçiz Loloçi e shikon si të padrejtë opcionin që kërkon të reduktojë rolin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Megjithëse vendi ka bërë disa përparime në procesin e integrimit në BE, apo ka marrë një ftesë për anëtarësimin në NATO, thotë ai, sërish mendoj se ka probleme serioze në pushtetet kryesore. "Në mënyrë të veçantë vendi ka dhe ngërçin e madh që ende se ka kapërcyer, atë të moszhvillimit deri më tani të një palë zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ka një ngutje nga ana e ministrisë së jashtëme të qeverisë shqiptare që ky mision të reduktohet, ndërkohë që në realitet duhet të vazhdohet kjo prezencë edhe për një kohë të gjatë. Është fakt që roli i OSBE-së ka qënë përcaktues në mjaft raste të krizave që ka kaluar vendi, ashtu si nuk mund të mohohet se ende ka nevojë për ekzistencën e mëtejshme të saj këtu, sidomos për aspektin e rëndësishëm zgjedhor thotë Loloçi.

Wahlen in Albanien

Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një proces i vështirë, problematik. Rezultatet shpeshherë janë kontestuar



Institucionet ndërkombëtare vetëm monitoruese
Analisti Aleksandër Çipa që drejton në Shqipëri Unionin e Gazetarëve, mendon ndryshe. Ai shprehet për shtim të integritetit të institucioneve politike dhe vendimarrëse në vend. Kjo, sipas tij sepse ka ndodhur jo pak herë që institucione, apo organizma ndërkombëtare monitoruese kanë tejkaluar kompetencat e tyre gjatë ushtrimit të aktivitetit në vendin tonë.
"Në situata të caktuara të tranzicionit ato janë treguar autoritariste deri në atë masë sa të arrijnë marrëveshje politike mes palëve, të cilat jo vetëm që nuk kanë patur jetëgjatësi, por dhe që kanë prishur konstitucionin në Shqipëri. Në gara të ndryshme elektorale ka patur disa marrëveshje të inicuara nga OSBE, ose përfaqësi të ndryshme diplomatike, por nuk ka patur ligje të arritura me konsensus që të tejkalonin ngërçin a konjukturën e caktuar dhe të garantonin jetëgjatësi" thotë për DW, Aleksandër Çipa.

Ai mbështet opcionin që institucionet ndërkombëtare "të kenë tagër monitorues dhe jo më tagër ndërhyrës dhe komandues, siç ka ndodhur në këtë periudhë të tranzicionit të gjatë që kalon Shqipëria".


  • Data 14.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ex6g
  • Data 14.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ex6g