1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

A duhet të ndihmojë qeveria gjermane Opelin?

Komentet në shtypin gjerman të martën i dedikohen prodhuesit të automobilëve Opel të goditur nga kriza dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij.

default

" Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "Një garanci shtetërore disa miliardëshe për Opelin sigurisht që nuk do të trondiste fuqinë financiare të Gjermanisë. Kur Opeli teshtin, ftohen shumë prodhues pjesësh të automobilëve, thonë këto ditë politikanë të atyre landeve ku gjenden fabrika të Opelit. Këta politikanë landesh me qëllime të mira sugjerojnë se kjo shumë nuk është më shumë se një shurup kolle për një prodhues automobilësh ftohja e lehtë e të cilit shumë shpejt mund të kthehej në një pneumoni të rrezikshme për jetën për furnitorët e tij. Diagnoza mjekësore ndoshta është e saktë por megjithatë një pyetje e rëndësishme mbetet pa përgjigje: a ka pacienti shanse për shërim? Dyshimet janë të përligjura. Askush nuk e di se sa shpejt mund të përdoret garancia e kërkuar nga shteti..."

Në " Nürnberger Zeitung" lexojmë: "Si kompania bijë e koncernit General Motors, Opeli është një rrotëz e vogël në një makineri mbarëbotërore. Formula e thjeshtë 'Ne shpëtojmë vendet e punës në Gjermani me paratë e taksapaguesve gjermanë', nuk ka sukses në një koncern të tillë. Konkretisht kjo do të thotë që Berlini rrezikon të subvencionojë me para të taksapaguesve gjermanë General Motors në SHBA dhe qendra të tjera të Opelit në botë. Por pyetja më e rëndësishme është se me çfarë të drejte mund t'i ofrohej Opelit një mbështetje, e cila i refuzohet firmave të tjera në rrezik? Mbështetja shtetërore ka vetëm atëherë kuptim kur jepen përgjigje të kënaqshme për këto pyetje themelore. Por pikërisht kjo nuk ka gjasa të ndodhë."

Ndërsa gazeta berlineze " Der Tagespiegel" komenton kushtet me të cilat duhet të lidhet pjesëmarrja shtetërore në kapitalin e prodhuesve të automobilëve në vështirësi: "Për shtetin, i cili sot indirekt apo direkt dhe natyrisht vetëm për një kohë të caktuar merr pjesë në aksionet e shpëtimit të industrisë së automobilëve, është e rëndësishme të ushtrojë ndikim sipërmarrës dhe të nxisë inovacionet. Rruga më e mirë për ta bërë këtë është përcaktimi i kushteve të përgjithshme. Sigurimi i vendeve të punës me perspektivë është jo vetëm më i lirë dhe largpamës, por edhe më social se financimi i papunësisë. Ai e mban shoqërinë të bashkuar dhe ky është gjithashtu një objektiv shtetëror shumë i rëndësishëm."

" Die Tagespost" komenton rezultatet e samitit të grupit G-20: "Duhet të mbajmë parasysh se bankieri inovativ që krijon një produkt të ri financiar është gjithnjë matematikan më i mirë se kontrollori. Lëvizjen e parë e krijon gjithnjë bankieri, kontrollori bën një punë pasuese mbikqyrjeje. Shteti asnjëherë nuk do të ulet dot në rradhën e parë. Për shkak të këtij rregulli të fortë, duhet të mendohet thellë për sanksione të përshtatshme pasi ato kanë një lloj efekti parandalues. Por nëse kjo është e mundur po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë."

  • Data 18.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fwn0
  • Data 18.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fwn0