1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A duhet marrë seriozisht oferta? - Kthesa e Ahmadinexhadit në konfliktin atomik

Konflikti ndërmjet Iranit dhe perëndimit për programin atomik ekziston prej vitesh. Deri tani frontet kanë qenë të ngrira. Tani Presidenti Ahmadinexhad sinjaloi ndryshimin e kursit. Po si duhet vlerësuar ky propozim?

default

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad

Ishte sensacioni i mbrëmjes. Disa agjenci ndërkombëtare njoftuan se Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinedschad, po lëshon pe në konfliktin atomik me Perëndimin. Në një intervistë me televizionin iranian, Ahmadinexhad tha, se Irani është i gatshëm, të pranojë propozimin e OKB-së, që uraniumin e tij të pasuruar me pakicë ta dërgojë për pasurim jashtë shteti. „Ne do t'u japim uranium të pasuruar 3.5 përqind. Kthimi i uraniumit të pasuruar në 20% parashikohet ndoshta të zgjasë katër deri pesë muaj. Disa thonë se ata nuk do kthejnë më kurrë mbrapsht. Por Irani është gjithsesi në gjendje, ta pasurojë vetë uraniumin e tij," tha presidenti.

IAEA-Fahne vor Büro in Wien

Flamuri i agjensisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore, IAEA, para selisë në Vjenë

Reagime të përmbajtura të perëndimit

Ky ishte kompromisi, që patën ofruar në tetorin e vitit të kaluar të ashtuquajturat fuqi 5 plus 1 (anëtarët e KS plus Gjermaninë ) dhe të cilin Irani e pati refuzuar. Dhe përsëri për arsye të ndryshme do parë me kujdes, nëse oferta duhet marrë me të vertetë seriozisht.

Së pari, Presidenti Ahmadinexhad muajt e fundit është shprehur vazhdimisht qartë kundër propozimit të perëndimit për kompromis. Së dyti, në të njëjtën kohë gjithnjë ka patur aludime të paqarta të qeverisë iraniane, se ajo donte të binte dakord me perëndimin, por masa konkrete nuk ka patur kurrë.

Së treti, të mërkurën (3.2.) as gazetat dhe as mediat iraniane nuk e trajtuan fjalimin. Në gazetat e rëndësishme konservatore të vendit ajo as që përmendet.

Së katërti, fjalimi i Ahmadinexhadit interpretohet në mënyra të ndryshme: disa ekspertë besojnë, se presidenti iranian nuk ka dashur aspak të bëjë ofertë, ose lëshim. Ai ka dashur vetëm të theksojë, se Irani është në gjendje ta pasurojë vetë uraniumin e tij.

Dhe së pesti, deklarata mund të merret me të vertetë seriozisht vetëm atëherë, kur oferta t'i paraqitet me shkrim agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore. Këtë e theksoi edhe SHBA dhe plotësoi se nuk është e interesuar për rinegociimin e propozimit të tetorit.

Die iranische Atomforschungsanlage Natans

Stacioni iranian i kërkimeve bërthamore Natans

Gjithnjë thuhet se Irani do të luajë me kohën në konfliktin bërthamor.

Pasi SHBA dhe BE ashpërsuan së fundi sanksionet ekonomike, mund të jetë e mundur që Irani të sinjalizojë tani përsëri gatishmëri për bisedime, për t'i shtyrë sanksionet e mundshme. Por edhe kjo nuk është e sigurtë, situata mbetet e paqartë.

Në fjalimin e tij Ahmadinexhad i propozoi SHBA-së edhe shkëmbimin e të burgosurve. Në këmbim të tre alpinistëve amerikanë të arrestuar në Iran, duhen liruar iranianë, të cilët, ndodhen në burg në SHBA. Sipas të dhënave të familjeve të tyre alpinistët kishin hyrë pa dashje në territorin iranian dhe ishin arrestuar. Ndaj këtij propozimi qeveria amerikane reagoi më pozitivisht, megjithatë e përmbajtur. Sikur deklaratat e Ahamdinexhadit të sinjalizojnë, se Irani është i gatshëm për zgjidhjen e këtyre rasteve, SHBA do ta përshëndesnin këtë, tha një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Autor: Kilian Pfeffer/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 04.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lra3
  • Data 04.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lra3