1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të rritet shuma e ndihmave të shpëtimit

17 Janar 2011

Ministrat e financave të 17 vendeve të eurozonës, do të bisedojnë sot të hënën (17 janar) në Bruksel për mundësinë e zgjerimit të ombrellës së shpëtimit për vendet me probleme të mëdha buxhetore.

https://p.dw.com/p/zyme
Ministrat e financave të 17 vendeve të eurozonës takohen sot të hënën (17 janar) në Bruksel
Ministrat e financave të 17 vendeve të eurozonës takohen sot të hënën (17 janar) në BrukselFotografi: picture alliance/dpa

Në takim do të diskutohet për forcimin e fondit për kriza, që është mbështetur edhe nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble. Mirëpo qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesën e Bankës Qendrore Evropiane për shtimin e këtij fondi.

Ministri gjerman tha se aktualisht nuk ka nevojë për shtimin e mjeteve në këtë fond. Në radion gjermane Deutschalndfunk ai paralajmëroi njëkohësisht nga një debat i nxehtë i cili vetëm sa shkakton pasiguri në tregjet financiare.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble
Ministri gjerman i Financave Wolfgang SchäubleFotografi: AP

"Aktualisht nuk ka nevojë për këtë diskutim të nxehtë, ai vetëm sa shqetëson tregjet prandaj ne kemi thënë: na leni tani të qetë që të punojmë që të përmbushim atë që ka vendosur Këshilli i Evropës. Ai para së gjithash ka vendosur që të punohet me rregullat e Paktit të Stabilitetit, që të gjitha vendet të reduktojnë deficitet e tyre, që të forcohet aftësia konkuruese, që të përmirësohet harmonizimi ekonomik në Evropë. Dhe nëse secili jep kontributin e tij në këtë drejtim dhe jo të presin që vetëm Gjermania dhe Franca të japin më shumë garanca atëherë do të kishim një zgjidhje të përgjithshme. Për këtë po punohet intenzivisht", tha Schäuble.

Deri tani vetëm Irlanda ka kërkuar kredi nga fondi i krijuar për vendet në krizë, i cili kapë shumën prej 750 miliardë eurosh.

Autor: Bahri Cani/Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama