1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A do t'i japë Italia sërish një shans Berluskonit?

Të dielën (13.4.) dhe të hënën (14.4.) italianët zgjedhin një parlament të ri. Sipas anketimeve të publikuara në prag të zgjedhjeve, shanset më të mëdha i kishte një i njohur i vjetër: Ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

default

Silvio Berlusconi

Jo, ai nuk ka ndryshuar aspak. Prirjen e tij për të bërë shaka të tepruara, ai e ruajti edhe gjatë kësaj fushate elektorale. Një vajze, që u ankua për vendin e punës, i cili nuk i jepte asnjë perspektivë për të ardhmen, miliarderi i shumëfishtë i ofroi ta merrte nuse për të birin: “Më lejoni t'u jap një këshillë, si kryefamiljar: Ju ndoshta do të duhej të kërkonit për burrë të birin e Berluskonit, ose ndonjë tjetër. Me këtë buzëqeshje që keni, mund t'ia lejoni vetes një gjë të tillë. "

Në fushatat e tij elektorale Berluskoni i kushtoi vëmendje edhe armiqve të tij më të preferuar: gjykatësve dhe prokurorëve. Kështu për shembull, ai ka propozuar që prokurorët herë pas here t'u nënshtrohen testeve për të vërtetuar se janë në gjendje të shëndoshë psikologjike.

Se çfarë mendimi ka kreu i listës zgjedhore "Populli i Lirisë" për kundërshtarët e tij, këtë ai e tregoi në një aktivitet zgjedhor: Para simpatizantëve që brohorisnin ai grisi programin e tyre.

Në rast fitoreje, gjëja e parë që do të bëjë ai, është një telefonatë me presidentin francez, Nikola Sarkozy. Sipas Berluskonit ata të dy kuptohen fare mirë. Simpatizantët e Berluskonit janë të bindur që kur të mbyllen lokalet e zgjedhjeve, të hënën pasdite, fituesi do ta ketë emrin Berluskoni. “Ai do ta ndihmojë Italinë të rimëkëmbet. E majta e ka ulur në gjunjë Italinë dhe Silvio do ta ngrejë sërish në këmbë", thotë njëri prej tyre.

Në anketimet, që sipas ligjit u publikuan për herë të fundit dy javë më parë, Berluskoni ishte në krye me një përparësi prej pesë pikë përqind. Shumë italianë janë të zhgënjyer nga qeveria e qendrës së majtë që ka udhëhequr në dy vitet e fundit, e ku nuk pati asnjë ditë pa grindje. Prandaj edhe shumica e italianëve, të lodhur me qeverinë e Prodit, i besojnë tani më shumë Berluskonit dhe janë të gatshëm t'i japin një shans të tretë 71 vjeçarit.

  • Data 12.04.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DghK
  • Data 12.04.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DghK