1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do ta vërë BE së shpejti nën presion Facebook-un e kompani?

Të martën e ardhshme Gjykata Evropiane e Drejtësisë shpall një vendim që pritet me vëmendje. Bëhet fjalë për çështjen nëse janë të sigurta të dhënat evropiane në SHBA. Për Facebook-un mund të vijnë kohë të vështira.

A e dini se ku ruhen të dhënat tuaja të Facebookut, të Google-s ose të Twitterit? Një pyetje pa kuptim? E vërtetë - po të shohësh vetëm anën teknike të internetit. Në sajë të standardeve globale teknike dhe të linjave të shpejta të internetit praktikisht është e parëndësishme nëse të dhënat e një përdoruesi gjerman ruhen direkt në Gjermani apo në server-a në Skandinavi, Irlandë ose në SHBA. Sa të hapësh e të mbyllësh sytë - dhe të dhënat kanë përshkuar dhjetëra mijëra kilometra. Botë e re, e bukur e internetit. Vërtet e bukur? Jo, thonë mbrojtësit e të dhënave. Ata prej kohësh janë të shqetësuar që teknika e mundëson kaq thjesht anashkalimin e rregullave për ruajtjen e të dhënave. Vendimtare është në çdo rast se ku ruhen dhe vlerësohen të dhënat - dhe këtu para së gjithash ofrues të mëdhenj si Facebook, Google e kompani zgjedhin rrugën më të rehatshme për ta: të dhënat e të gjitha vendeve ruhen në atdheun e koncerneve, në SHBA. Në këtë mënyrë ato janë nën juridiksionin e mbrojtjes së të dhënave të SHBA. Dhe rregullat amerikane janë shumë më të buta se ato evropiane - veç kësaj edhe shërbimet e fshehta amerikane si NSA e kanë më të thjeshtë kështu të mbërrijnë tek të dhënat.

"Safe Harbor" - 15 vjet hedhje hi syve?

Deri tani politika dhe autoritetet në këtë pikë kanë mbyllur sytë. "Safe Harbor"- "port i sigurtë" quhet marrëveshja e lidhur 15 vjet më parë dhe që e bën kaq të thjeshtë për koncernet e internetit qarkullimin e të dhënave midis SHBA dhe shteteve të BE.

Por tani kjo marrëveshje mund të rrëzohet para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, Yves Bot e ka publikuar rreth dy javë më parë ekspertizën e tij për këtë çështje. Në të ai arrin në përfundimin se SHBA nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve evropianë. Para së gjithash mbikqyrja prej shërbimeve të fshehta të SHBA kritikohet nga Bot. Raporti i Bot-it nuk është i detyrueshëm për gjykatën, por gjykatësit shumicën e herëve e ndjekin rekomandimin e ekspertëve. Nëse ata do të sillen kështu edhe në këtë rast, kryesisht Facebook dhe kompani do të ndodheshin para problemeve të mëdha.

Facebook mund t'i bjerë shkurt, të tërhiqet formalisht nga Evropa dhe t'u kërkojë përdoruesve të përdorin faqen amerikane të koncernit. Në këtë rast duhet të ndërhynte BE dhe të zbatonte mbrojtjen e të dhënave për përdoruesit evropianë. Ose Facebook mund të kërkojë prej të gjithë përdoruesve të nënshkruajnë një deklaratë dakordimi, se janë dakord me ruajtjen e të dhënave personale në SHBA. Ai që nuk bie dakord, nuk ka më akses në Facebook. Të mos ketë më Facebook për përdoruesit gjermanë? Zemërimi do të prekte më tepër Komisionin e BE se sa sipërmarrjen dhe mbrojtjen e dobët të të dhënave që bën ajo.