1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do ta miratojë Gyl ndryshimin kushtetues? - Vajzat me shami koke në universitet

Në Turqi, parlamenti miratoi të shtunën (09.02) një ndryshim të kushtetutës: në universitete, në të ardhmen femrave do t'u lejohet të mbajnë shami koke. Dhjetra mijëra vetë protetstuan kunër ndryshimit kushtetues.

default

Demonstratië kundër shfuqizimit të ligjit, që ndalonte përdorimi n shamisë së kokës në universitet

Siç pritej, parlamenti turk miratoi ndryshimin e kushtetutës, sipas të cilit eleminohet ndalimi i mbajtjes së shamisë së kokës në universitete. Edhe në raundin e dytë të votimit, iniciativën e qeverisë e mbështetën me votën e tyre më shumë se dy të tretat e deputetëve.
Në debatin e zhvilluar me dy raunde, përfaqësuesit e partisë konservatore në pushtet, AKP dhe partnerit të saj, partisë nacionaliste MHP, e bënë të qartë se e konsiderojnë kufizim të lirisë së shkollimit ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës në universitete. Deputetja e AKP-së, Mesude Memecan tha: "Nëse vajza e fqinjit tim, nuk shkon dot në shkollë, cilido qoftë shkaku, për mua ky është një problem që më brengos. Nëse kjo nuk kthehet në problem timin, tuajin, atëherë shqetësimi i kujt është ky? Nuk jemi ne ata që themi se me shkollimin fillon gjithcka?"
Kundër këtij hapi paralajmëroi para së gjithash opozita kemaliste, e cila e vështron veten si majë të heshtës së laicizmit turk. Ajo paralajmëroi për një kthim në kohë të kapërcyera dhe për rrezikun e një islamizimi gradual. Pjesëtarja e opozitës, Fatma Nur Serter paralajmëroi në lidhje me shaminë e kokës të lidhur ngushtë, e cila quhet në Turqi "çallmë": "Çallma është një stil të veshuri, i cili nuk mund të quhet se simbolizon lirinë. Eshtë diçka, që i jep gruas një lloj rangu të dytë, që eleminon barazinë mes burrit e gruas. Lejimi i çallmës në universitete në emër të lirisë, nuk mund të gjejë vend në asnjë sistem drejtësie. Përsa u përket lirive, nuk duhet të ketë hapa pas, ne duhet të lëvizim përpara."
Ndalimi i mbajtjes së shamisë së kokës për studentët u bë pjesë e kushtetutës në dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e interpretuan shaminë e kokës si simbol politik, i cili nuk është në përputhje me laicizmin e vendit.
Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit dëshiron të bëhet Turqia, është shprehur pro eleminimit të ndalimit të mbajtjes së shamisë së kokës në universitete. Edhe shumica e popullit, në bazë të sondazheve e mbështet këtë hap.
Nëse këtë hap tani e miraton edhe presidenti i shtetit, Gyl, gjë që konsiderohet e sigurtë, ndryshimi i kushtetutës konsiderohet i sigurtë. Por opozita kemaliste ka sinjalizuar se do ta nxjerrë para Gjykatës Kushtetuese këtë hap.

  • Data 11.02.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D5fx
  • Data 11.02.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D5fx