1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të vijnë hetues ndërkombëtarë për hetimin e çështjes Fazlliç në Shqipëri?

Kërkesa e kryeministrit Berisha për hetim ndërkombëtar është për opozitën një përpjekje e qeverisë për të shmangur Prokurorinë.

Autoveturë e policisë shqiptare

Autoveturë e policisë shqiptare

Qeveria e Shqipërisë do të kërkojë hetim ndërkombëtar për biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç ndaj të cilit Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një procedim penal. Fazlliç po hetohet nga organi i akuzës pë pastrim parash në Shqipëri, shitblerje pronash dhe lidhje me kryeministrin Berisha dhe familiarët e tij.

"Qeveria ka vendosur të kërkojë hetim ndërkombëtar për biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç. Të zbardhet e vërteta. Në rast se qeveria e Shqipërisë i ka dhënë nga fondet publike qoftë edhe një qindarkë të vetme, atëhere ajo i ka dhënë miliarda."

Me këtë deklaratë të publikuar në mesditën e 13 tetorit, kryeministri Berisha la të kuptohet se u beson pak ose aspak prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, që po kryejnë hetime për Damir Fazlliç, lidhur me bizneset e tij në Shqiperi , për pastrim parash dhe lidhje me kryeministrin Berisha dhe familiarët e tij.

Sipas Berishës masat që ka marrë ditët e fundit prokuroria e kanë dëmtuar keqazi ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë.

"Është goditur biznesi shqiptar dhe ndërkombëtar. Janë ngrirë llogari, asete të kompanive dhe të firmave që nuk kanë as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend tjetër asnjë penalitet." - u shpreh kryeminstri.

Berisha pranoi se Damir Fazlliç është miku i tij, i cili " e ka ndihmuar pa asnjë shpërblim në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të verës 2005", zgjedhje që e risollën atë dhe të djathtën në pushtet.

Nga do të vijnë dhe kush do t'i përzgjedhë hetuesit ndërkombëtarë?

Ata do të jenë nga vendet e BE-së dhe nuk do të zgjidhen as nga qeveria e Tiranës , as nga sektori privat i ekspertëve të tillë.

"Jo ne, por qeveritë, të cilave do t'u drejtohemi do t'i përzgjedhin hetuesit. Pagesa e tyre do të përballohet nga qeveria," - tha kryeministri Berisha. Ai tha se kërkesa për një hetim ndërkombëtar ndaj Damir Fazlliç do të realizohet përmes një dekreti të posaçëm.

Për kryeministrin Berisha kërkesa për hetim ndërkombëtar nuk prek pavarësinë e Prokurorisë e Përgjithshme në Tiranë, pasi sipas tij ndërkombëtarët "do të bashkëpunojnë me prokurorët vendas" në një grup hetmor të përbashkët, vuri ai në dukje.

Opozita mendon ndryshe

Për opozitën ardhja në Shqipëri e hetuesve ndërkombetarë është një përpjekje e qeverisë për të shmangur Prokurorinë.

" Hetimi ndërkombëtar që kërkon Sali Berisha është një manovër për të penguar hetimin kushtetues që është një e drejtë kushtetuese ligjore dhe një detyrim i Prokurorisë," - tha lideri i opozitës Edi Rama.

Historia e hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri

Ardhja e hetuesve ndërkombëtarë për të zbardhur"çështjen Fazlliç" nuk do të bëhet për herë të parë.

Hetim ndërkombëtar u bë edhe për të zbardhur vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, para 19 vitesh. Po kështu edhe për zbardhjen e vrasjes muajin e kaluar të dëshmitarit kyç të tragjedisë së Gërdecit, Kosta Trebicka.

  • Data 14.10.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYwr
  • Data 14.10.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYwr