1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

A do të tregohet BE unik ndaj çështjes së Kosovës?

Me nënshkrimin e traktatit për reformimin e Bashkimit Evropian në Lisbonë BE i dha fund debatit shtatë vjeçar për reformën në BE. Sot në Bruksel do t'u kushtohet më shumë vëmendje problemeve aktuale

default

Marrëveshjet për Bashkimin Evropian janë vendosur përfundimisht në binarët e duhur. Megjithatë kryetarëve dhe kryeministrave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së nuk ju mbeti shumë kohë përtë festuar, pas e gjithww udhëheqja e BE-së menjëherë pas nënshkrimit festiv të traktatit për reformën në Bashkimin Evropian udhëtoi për në kryeqytetin belg për takimin e saj të rregullt.
Këtë të premte ata do të trajtojnë një çështje tjetër shumë të ndjeshme, statusin e ardhshëm të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës kërkojnë pavarësi të plotë nga Serbia, çka kundërshtohet kategorikisht nga Beogradi zyrtar. Të hënën kaloi afati i fundit i negociatave mes dy palëve, negociata të cilat përfunduan pa ndonjë rezultat. Ndërkohë që shqiptarët kanë paralajmëruar shpalljen e shpejtë të pavarësisë, Serbia ka paralajmëruar se në një rast të tillë do të reagojww me kalimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Ambasadori gjerman Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger), i cili përfaqëson Bashkimin Evropian në treshen për Kosovën angazhohet për një proces intensiv diskutimi në mes të BE-së dhe udhëheqjes kosovare. Ai e bëri të qartë se:
'Për shkak se në tre muajt e fundit kemi patur një rol shumë intenziv dhe një vëmendje intenzive të të gjitha 27 vendeve anëtare mendoj që Bashkimi Evropian do të ruaj unitetin e tij'.
Megjithatë si Ishingeri nuk janë optimistë të gjithë. Bashkimi Evropian është i përçarë sa i përket kësaj çështjeje. Para së gjithash Qirpoja është shprehur kategorikisht kundër pavarësisë së Kosovës. Ishulli është i ndarë që prej vitit 1974 në mes të Greqisë dhe Turqisë dhe pjesa jugore e cila ndërkohë është pjesë e BE-së druhet që pavarësia e Kosovës mund të përbëj një rast precedent. Më 19 dhjetor pritet që në Këshillin e Sigurimit të diskutohet për Kosovën, prandaj sipas të gjitha gjasave Bashkimi Evropian nuk do të dalww me ndonjë qëndrim pwwrpara se çështja të diskutohet në Nju Jork.
Një sinjal tjetër nga Bashkimi Evropian pritet edhe për temën e antarësimit të Turqisë. Numri i kundërshtarëve të pranimit të Turqisë në BE sa vjen e rritet. Para së gjithash qeveria franeceze nuk ka lëvizuar asnjë milimetër në qëndrimin e saj kundër antarësimit të Turqisë në familjen e madhe evropiane.
Sot në Bruksel një temë tjetër diskutimi do të jetë politika e përbashkët evropiane e emigrimit, siç ka propozuar kryetari i komisionit të BE-së Hoze Manuel Barrozo (Jose Manuel Barroso).
  • Data 14.12.2007
  • Autor Anke Hagedorn / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbeR
  • Data 14.12.2007
  • Autor Anke Hagedorn / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbeR