1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do të shpëtohet marrëveshja e Kjotos?

Befasisht por janë shënuar lëvizje në negociatat e OKB-së për klimën. Presioni po shtohet, jo vetëm për shkak të kritikave ndaj politikës, por edhe për shkak të presioneve tjera.

Samiti në Durban

Samiti në Durban

Samiti i OKB-së për klimën në Durban ka si simbol një dru me degë që tregojnë në drejtim të qiellit. Ky është një dru nën hijen e të cilit në Afrikë tradicionalisht bëhet tregti - aq gjatë deri sa nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Duke ditur se koha nuk mjafton për arrritjen e marrëveshjes, presidenti i Afrikës së Jugut Zuma në fillim të takimit të ministrave në Durban ka kërkuar që të paktën marrëveshja e Kjotos të mbetet në fuqi. Ai ka edhe mështetjen e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, tha ministri gjerman për Mjedisin Norbert Röttgen.

Logo e samitit

Druri simbolik

„BE-ja dhe Gjermania janë krenare me marrëveshjen e Kjotos. Ne duam që kjo marrëveshje dhe i tërë sistemi që qëndron pas saj, të jetojnë edhe më gjatë. Obligimet e marra me këtë marrëveshje janë çelësi i reduktimit të gazërave serë. Kjo është edhe bazë për nxjerrjen e ligjeve në BE, për periudhën deri në vitin 2020“, tha Norbert Röttgen.

Presionet nga Afrika

Presioni u BE-së dhe Afrikës së Jugut mund të ndihmojnë që marrëveshja e Kjotos të mbetet në fuqi edhe për një peridhë më të gjatë. Kështu mendon të paktën eksperti për klimën nga organizata Greenpeace, Martin Kaiser.

„Presidenti Zuma ka thënë që marëveshja e Kjotos duhet të ketë edhe një periudhë të dytë të obligimeve. Kjo kërkohet edhe prej BE-së. Por në këtë proces duhëet të futen edhe vendet që më së shumti e ndotin ambientin, si Kina dhe SHBA-ja, të cilat duhet të përcaktohen qartë“, pohon ai.

Jacob Zuma

Jacob Zuma

Martin Kaiser pohon se marrëveshja e Kjotos, e cila përfundon në fund të vitit 2012, duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi: "Vazhdimi i mbetjes në fuqi të marrëveshjes së Kjotos është parakusht që në këtë dekadë të zvoglohet emetimi i gazrave të dëmshme. Pas raporteve të fundit alarmante të dëgjuara në këtë konferencë, temperaturat do të rriten në këtë dekadë për 4-6 gradë në botë.“

Paralajmërimet gjermane

Një paralajmërim i tillë u dëgjua edhe nga minsitri gjerman i Mjedisit Norbert Röttgen. BE-ja është duke vepruar edhe tani, por vetëm BE-ja dhe disa vende, nuk janë në gjendje të ndalin ndryshimin e klimës. Këtu kërkohet përgjegjësia e atyre që më së shumti e ndotin ambietin.

Norbert Roettgen

Norbert Roettgen me tone të ashpra

„Ndryshimin e klimës mund ta luftojmë vetëm në qoftë se të gjitha vendet të cilat llogariten ndër ndotësit më të mëdhenj janë të gatshme të ndërmarrin masa. Prandaj apeloj që ky problem të zgjidhet dhe të merren vendime të cilat do të respektoheshin nga të gjitha vendet. Besoj se do të marrim këto vendime dhe do të realizojmë obligimet", tha ai.

Me tone kaq të ashpra ministri gjerman nuk ka folur më parë. Ai tha se reduktimi i gazrave ishte ndër motivet kryesore të qeverisë gjermane, kur vendosi për transformimin e burimit të energjisë në këtë vend. Gjermania deri në vitin 2020 do të zvoglojë emetimin e gazrave për 40 %, krahasuar me vitin 1990.

Por kjo nuk do të thotë ende se në Durban është rënë dakord për vazhdimin e mbetjes në fuqi të marrëveshjes së Kjotos. Kjo do të vendoset ditët e ardhshme.

Autor: Helle Jeppesen/Bahri Cani

Redaktoi: E. Xhani

DW.COM