1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do të pranojë Turqia kërkesat e BE?

Kryeministrat e BE ranë dakord natën e kaluar për bazat e marrëveshjes me Turqinë. Por metet të shihet nëse Turqia do t'i pranojë ato. Merkel shpreson arritjen e marrëveshjes.

Ahmet Davutoglu dhe Angela Merkel

Merkel dhe Davutoglu

"Nuk do të jenë negociata edhe aq të thjeshta", tha kancelarja Angela Merkel në orët e para të ditës së premte (18.03), pas bisedimeve me homologët e saj në BE në Bruksel. Me këto negociata ajo ka parasysh takimin me kryeministrin turk, të cilin do ta informojnë të premten për rezultatin e bisedimeve. Por edhe presidenti i BE Donald Tusk do të "insistojë që të arrihen rezultate", tha ajo. Evropianët duan që këto negociata të japin rezultate sa më parë, dhe pothuajse pavarësisht çmimit. Presioni për marrëveshje është shumë i madh.

Çfarë ka në tavolinë?

Në parim, plani për marrëveshje ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkesa të Komisariatit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.

· Greqia duhet ta njohë Turqinë si një vend të tretë. të sigurtë.

· Turqia merr përsipër që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët.

· Ajo odetyrohet të respektojë Konventën e Gjenevës.

· Për secilin refugjat nga Siria që kthehet në Turqi, BE do të marrë një refugjat sirian me rrugë legale.

· Çdo refugjat do të trajtohet në mënyrë individuale në Greqi.

· Por kërkesat e tyre për azil edhe mund të refuzohen.

· BE shpreson se në këtë mënyrë do të ndërpritet kalimi i refugjatëve në Greqi.

Çfarë kërkon Turqia?

Davutoglu dhe Tusk

Davutoglu dhe Tusk

Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq, në fund të qershorit. BE kërkon që të plotësohen të gjitha 72 kriteret nga Turqia. Në fillim të samitit shumë vende kanë hezituar për heqjen e vizave. Më në fund, qeveria turke kërkon edhe hapjen e pesë kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE.

Disa çështje të hapura

Detajet për marrëveshje janë ende kontestuese. Angela Merkel thotë se Greqia është e gatshme për bashkëpunim në çështjen e refugjatëve, por ende nuk dihen detajet se si do të realizohen këto synime. Edhe momenti i fillimit të kthimit të refugjatëve nuk është i ditur. BE dëshiron që kjo ditë X të viejë sa më parë. Sepse kancelarja ka frikë nga efektet negative anësore. Shumë refugjatë do të përpiqeshin që ta shfrytëzojnë këtë periudhë që sa më parë të kalojnë diku në Evropë.

Rrugët legale drejt Evropës?

Angela Merkel niset nga fakti që të gjitha vendet e BE, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, janë të gatshme që të marrin refugjatë sirianë nga Turqia, mbi bazën e kësaj marrëveshjeje. Kontestuese është se në çfarë rrugësh do të kalojnë refugjatët sirianë nga Turqia në BE. Deri tani nuk ka dalë asnjë vend vullnetar.

Nuk ka asnjë marrëveshje

Kjo vlen edhe për këtë samit, sepse Turqia duhet të bjerë dakord me këto plane. "Mendoj se mund të arrijmë një deal. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje, por gjërat ende nuk kanë përfunduar", tha kryeminisri holandez Mark Rutte gjatë natës së kaluar. Ndërsa kancelari austriak Werner Faymann ende po hedh gurë në drejtim të Berlinit, me kërkesën që edhe Gjermania të caktojë numrin maksimal që do të pranojë. "Eshtë gabim të besohet se Austria mund të ndihmojë deri në pafundësi". Me caktimin e numrave maksimal do të shmangej edhe presioni ndaj itinerarit ballkanik. Por këto çështje duhet të zgjidhen tani në burimin e problemit - në Turqi.