1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ndihmojë Haga në zgjidhjen e çështjes së emrit?

Maqedonia ka akuzuar Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mosrespektimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1995. A do të ndihmojë kjo në zgjidhjen e problemit të emrit?

default

Pala maqedonase dhe greke kanë paraqitur faktet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1995, Athina nuk ka patur të drejtë të pengojë antarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlanike për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit. Pala maqedonase dhe greke kanë paraqitur faktet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të kumtohet maksimumi deri në vjeshtën e këtij viti. Ekspertë për çështje ndërkombëtare në Maqedoni vlerësojnë, se ngritja e padisë ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nuk do të ketë efekte juridike pos aspektit politik.

Sipas profesorit për marrëdhënie ndërkombëtare Denko Malevski, vendimi i gjyqit do të ketë më tepër ngjyrime politike se sa juridike, meqë palët ne kontest nuk janë të obliguara që ta respektojnë vendimin. "Vendimi do të jetë nje zgjidhje Sollomone, ku nuk do të ketë palë fituese apo humbëse, vendimi do të jetë në kontest të paqës në rajon që nënkupton se palët duhet të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet," thotë profesori Malevski.

Lubomir Fërçkovski, profesor universitar, vlerëson se pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi i Gjykatës në Hagë, ai vendim do të shfrytëzohet për stërzgjatjen e zgjidhjes së kontestit të emrit. “Nëse vendimi është në favor të Maqedonisë, do të kemi një eufori të paparë, por pa zgjidhjen e kontestit të emrit, Maqedonia prapë se prapë nuk mund të pranohet në NATO. Nëse vendimi është negativ atëherë askush nuk mund të thotë se kurrë dhe si do të mbyllet çështja e emrit”, thotë Fërçkovski.

Der mazedonische Außenminister bei der Anhörung zum Namensstreit zwischen Mazedonien und Griechenland

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki duke argumentuar para Gjykatës së Hagës

Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike është i mendimit se pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Maqedonia më lehtë do të hapërojë drejt strukturave euro atlantike. “Ai vendim do të vlerësohet si një rrethanë pozitive politikisht relevante, e cila do të ketë ndikim pozitiv për fillimin e negociatave për antarësimin e Maqedonise në strukturat euro- atlantike," vlerëson Kadriu.

Ndërkohë, profesor Malevski është i mendimit se Maqedonia dhe Greqia duhet që të nxjerrin mësime nga ky proces gjyqësor duke analizuar qëndrimet e njërës palë dhe tjetrës dhe të mësojnë çka në fakt e lëndon palën tjetër. Kjo mund të ndihmojë gjatë diskutimeve në të ardhmen për të zgjidhur kontestin me emrin, që po zgjat dy dekada dhe pengon procesin e antarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 30.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10kFE
  • Data 30.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10kFE