1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

A do të mbajë Obama premtimet e tij për mbylljen e Guantanamos?

Mbyllja e Guantanamos ishte premtimi elektoral i Barak Obamas. Për këtë ai korri duartrokitje në të gjithë botën. Por ndërkohë duket se qeveria Obama premtoi më shumë se ç'është në gjendje të mbajë.

Pamje nga kampi i Guantanamos në Kubë

Pamje nga kampi i Guantanamos në Kubë

Ishte ministri i mbrojtjes Robert Gejts (Gates), i cili filloi në fundjavë tërheqjen. Pyetjes, nëse do të realizohet deklarata, që i burgosuri i fundit do të largohet nga Guantanamo Bay më 22 janar 2010, Gejts u përgjigj: "Kjo ka rezultuar më e komplikuar se ç'menduam".

Për këtë kishte tërhequr vëmendjen pa shumë bujë në korrik edhe komandanti i Guantanamos, admirali Tom Kopmen (Copeman). Ai pat deklaruar se "ka shumë probleme komplekse, juridike dhe politike, të cilat duhet të zgjidhen në një kohë shumë të shkurtër."


Problemi kryesor është gjetja e një vendi ku mund të dërgohen të burgosurit

Një i burgosur në Guantanamo

Një i burgosur në Guantanamo

Dhe me këtë komandanti i Guantanamos pati të drejtë. Problemi më kryesor për qeverinë Obama: për dikur 240 të burgosurit nuk ka pasur dosje të plota. Informacionet për burrat e arrestuar, me të cilat i rëndonte ata ish-qeveria Bush dhe dëshmitë për to - të gjitha këto iu desh ta mblidhnin me mundim njerëzit e Obamas. Vetëm para pak kohësh e përfunduan ata këtë punë, vetëm katër muaj para datës së mbylljes. Tani dosjet janë pak a shumë të plota, por: "Problemi më i madh për mbylljen në datën e caktuar në janar të vitit të ardhshëm është gjetja e një vendi ku mund t'i dërgojmë këta njerëz."

...thotë profesori i shkencave juridike, Skot Siliman (Silliman) nga universiteti Duke. Dhe më këtë ai e çon gjuhën aty ku dhemb dhembi. Thuajse asnjë vend nuk ka dëshirë të pranojë të burgosur të Guantanamos- para së gjithash kjo dëshirë u mungon SHBA. Këtë e vendosi në këtë mënyrë në maj një shumicë impresionuese senatorësh republikanë dhe demokratë.

Pa një datë konkrete në burokracinë amerikane nuk lëviz asgjë

Protesta kundër Guantanamos

Protesta kundër Guantanamos

Kjo në një kohë kur 90 nga 223 vetët, që ndodhen ende në Guantanamo mund të liroheshin menjëherë. Ata konsiderohen të pafajshëm. Të tjerë duhet të përballen me procesin gjyqësor. Kurse 50 deri 60 vetë qeveria Obama i konsideron tepër të rrezikshëm, për t'i liruar. Ata do të mbahen të burgosur, edhe pa proces gjyqësor. Ministri i mbrojtjes Gejts është megjithatë i mendimit se Obama kishte të drejtë kur përmendi një afat kohor: "Unë bëj pjesë te ata që kanë thënë "Po" për afatin. Unë e di si funksionon Uashingtoni dhe e di se pa një datë konkrete, në burokracinë e këtushme nuk lëviz asgjë."

Autor: Anna, Engelke / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti

Audio dhe video për temën

  • Data 30.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JuSB
  • Data 30.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JuSB