1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të marrin pjesë serbët në zgjedhje në Kosovë?

Autoritet kosovare dhe ato ndërkombëtare, po u bëjnë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm.

Shumë përfaqësues serbë të rajoneve tjera të Kosovës tashmë po garojnë për kryetar në komunat e tyre.

Shumë përfaqësues serbë të rajoneve tjera të Kosovës tashmë po garojnë për kryetar në komunat e tyre.

Udhëheqësit e serbëve të Kosovës janë të ndarë në qëndrime rreth pjesëmarrjes së komunitetit serb në zgjedhjet lokale të Kosovës. Përfaqësues serbë të pjesës veriore të Kosovës janë krejtësisht kundër pjesëmarrjes në zgjedhje, ndërsa shumë përfaqësues serbë të rajoneve tjera të Kosovës tashmë po garojnë për kryetar në komunat e tyre.

Marko Jakshiq, një përfaqësues serb i veriut të Kosovës, thotë se serbët do të duhej të dëgjonin thirrjen e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, sipas të cilit nuk ka kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës. “Çdo dalje e serbëve në këto zgjedhje nënkupton automatikisht njohjen e Kosovës si shtet i pavarur e kjo nënkupton mohimin e shtetit tonë, shtetit të Serbisë”, thotë Marko Jakshiq. Ai thotë se me daljen në zgjedhje, serbët e Kosovës distancohen nga Beogradi dhe Serbia dhe i bashkohen Shqipërisë së Madhe. Jo vetëm Marko Jakshiq, por edhe bashkësia e komunave serbe të veriut të Kosovës ka kërkuar nga qeveria e Serbisë, që të nisë një fushate të fuqishme kundër daljes së serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Bildgalerie Ursachen von Armut: Krieg

Mirëpo, ka dhjetëra përfaqësues të serbëve të Kosovës qëndrore dhe rajoneve tjera që janë në favor të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje dhe ata tashmë po kandidojnë për udhëheqësit komunalë në vendbanimet ku jetojnë. Njëri nga ta është edhe Momçillo Trajkoviq, nga Nisma e Rezistencës Serbe për pjesën qendrore të Kosovës. “Unë mendoj se këtë pushtet real duhet ta marrin forcat reale, do të thotë ato forca që duan ta ndihmojnë popullin e vet në këtë rast serbët e Kosovës. Serbët që jetojnë poshtë lumit Iber nuk u përkasin strukturave në veri të Kosovës”, thotë Momqillo Trajkoviq. Sipas tij, një pjesë e madhe e serbëve tashmë kanë pranuar që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, pjesë e organeve të drejtësisë dhe kanë pranuar të paguajnë rrymën, ujin e shërbimet tjera. Këto thotë ai janë arsye të mjaftueshme se pse serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës. Të drejtat e tyre serbët mund ti realizojnë vetëm nëpërmes nivelit lokal.

Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare vazhdimisht po u bëjnë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje lokale. Sipas KQZ-ve, janë 21 subjekte politike serbe që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Zgjedhjet lokale kësaj radhe janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe të parat që organizohen në tërësi nga institucionet kosovare. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve pritet edhe ngritja e tri komunave të reja me shumicë serbe nga pesë syresh sa parashihen të krijohen nëpërmjet procesit të decentralizimit, i cili mbikqyret nga zyra civile ndërkombtare në Kosovë.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KBGs
  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KBGs