1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje?

Përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë janë të ndarë në qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Përfaqësuesit e serbëve në veri kundërshtojnë çdo mundësi pjesëmarrjeje në zgjedhje.

Pamje nga Mitrovica.

Pamje nga Mitrovica.

Njëra nga udhëheqëset e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë për DW se pas Rezolutës për Kosovën të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk ka arsye që serbët të mos dalin në zgjedhjet e Kosovës. Ajo thotë se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë sa më masive dhe të organizuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre:

Rada Trajkovic (majtas) një nga udhëheqëset e serbëve të Kosovës.

Rada Trajkovic (majtas)udhëheqëse e Këshillit Nacional serb për Kosovën qendrore.



“Ata do të ishin në vendet ku vendoset për fatin e tyre dhe mund të marrin pjesë aktive dhe të pengojnë apo të tërheqin vërejtjen për proceset që janë në dëm të komunitetit të tyre dhe të mirës së përgjithshme në Kosovë”, thotë Rada Trajkoviq.

Ndërkaq Rangjel Nojkiq nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe thotë, se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje të cilat janë një sprovë e madhe për të gjithë:

Rangjel Nojkiq nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe.

Rangjel Nojkiq nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe.



“Këto zgjedhje do të jenë sprovë për Beogradin demokratik, për
institucionet e Kosovës dhe për bashkësinë ndërkombëtare thotë Rangjell Nojkiq, duke theksuar se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të krijojnë mundësi për pjesëmarrje në votime edhe të serbëve të zhvendosur nga Kosova, ndërsa Beogradi duhet bëjë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje”, thotë Rangjel Nojkiq.

Por, një qëndrim krejt tjetër kanë serbët në veriun e Kosovës. Marko Jakshiq nga Partia Demokratike serbe thotë, se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të ishte në kundërshtim më kushtetutën e Serbisë e cila e trajton Kosovën si pjesë të saj:

“Serbët nuk kanë arsye të dalin në zgjedhjet parlamentare. Në këtë mënyrë ata do të favorizonin dhe legjitimonin krijimin e një shteti shqiptar në Ballkan", thotë Marko Jakshiq, i cili akuzon edhe një pjesë të politikës në Beograd që sipas tij po luan lojë të dyfishtë.

Serbët në veriun e Kosovës i bojkotuan zgjedhjet lokale të vitit 2009 në Kosovë, me gjithë thirrjet e Prishtinës dhe të autoriteteve ndërkombëtare për pjesëmarrje në institucionet e vendit. Ndërsa, në pjesën tjetër të Kosovës, pjesëmarrja e pjesëtarëve të këtij komuniteti në zgjedhje mundësoi edhe krijimin e katër komunave të reja me shumicë serbe.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 27.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pq3O
  • Data 27.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pq3O