1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të liberalizojë BE-ja vizat me Maqedoninë?

Edhe pse Maqedonia vlerësohet se i përmbush kriteret për liberalizim e regjimit të vizave me BE-në, mos zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë mund të jetë një pengesë serioze për realizimin e saj.

Shkup

Shkup

Deklarata e ministrit të jashtëm të Francës, Bernar Kushner, se edhe për liberalizimin e regjimit të vizave, zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë mund të imponohet si kusht, ka hasur në reagimet të shumta në opinionin maqedonas. BE-ja vendos kushte teknike por edhe politike me qëllim që vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj, t`i përmbushin standardet e duhura. Bashkimi Evropian i ka dërguar sinjale Shkupit se "marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore që nënkupton domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së emrit, do të jetë një nga kushtet edhe për liberalizimin e regjimit të vizave midis Maqedonisë dhe BE-së."

Maqedonia e vetëdijshme për çështjen e emrit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, thotë se koha do të tregojë nëse deklarata e Kushnerit mund të vlerësohet si presion politik ndaj Maqedonisë në kontestin e saj me Greqinë.“Obligimi ynë është që të vazhdojmë me përmbushjen e standardeve. Kushner ishte shumë i qartë në deklaratën e tij. Edhe të tjerët na kanë thënë tërthorazi se, pa marrë parasysh arritjet tona në reforma në fund sërish duhet të ballafaqohemi me zgjidhjen e çështjes së emrit”.

Ne do të vazhdojmë të kemi qasje konstruktive me Greqinë, por do të ritheksoja, ka thënë Gruevski, që çdo kompromis i arritur me Greqinë për emrin duhet të jetë i pranueshëm për qytetarët e Maqedonisë. Euroambasadori Ervan Fuere, thotë se pa marrë parasysh çfarë deklaratash vijnë nga Brukseli, një fakt nuk mund të mohohet. Maqedonia është lider nga vendet në rajon në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Së shpejti pritet të arrijnë në Shkup komisionet e ekspertëve nga Brukseli, për të vlerësuar situatën përmbushjen e kushteve të Maqedonisë për liberalizimin e regjimit të vizave.

Gjermania përkrah Maqedoninë

Në një takim të kryetares së komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit të Maqedonisë, Teuta Arifi me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Ulrike Knot, është marrë garancia se Gjermania do të përkrahë vlerësimin pozitiv për liberalizimin e regjimit të vizave për Maqedoninë. Një përkrahje e ngjashme i është dhënë edhe ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, nga homologu i saj gjerman, Volfgang Shojble.

  • Data 12.12.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GExA
  • Data 12.12.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GExA