1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ketë vende të sigurta për deputet të etniteteve të vogla në Parlamentin e Maqedonisë?

Në komisionet e Parlamentit të Maqedonisë kanë filluar debatet për ndryshimin e Kodit zgjedhor me të cilin u garantohen komuniteteve të vogla etnike 10 vende në parlament. Propozimi kundërshtohet nga partitë shqiptare

Parlamenti i Maqedonisë.

Parlamenti i Maqedonisë.

Partia opozitare maqedonase LSDM (Lidhja Socialdemokrate) ka inicuar propozimin për ndryshimin e Kodit zgjedho,r me të cilin do t`i mundësoheshin komuniteteve më të vogla etnike në Maqedoni siç janë turqit, serbët, boshnjakët, romët dhe vllehët, 10 vende të garantuara në Parlament. Gjithnjë sipas socialdemokratëve me garantimin e vendeve të sigurta të deputetëve për grupet e vogla etnike, në Maqedoni do të promovohen vlera të mirëfillta të respektimit të të drejtave të etniteteve pakicë si dhe do të mundësohej përfaqësimi adekuat i tyre, që është parakusht për stabilitetin e qëndrueshëm të marrëdhënieve etnike.

Partitë shqiptare janë kundër

Ideja e opozitës maqedonase ka marrë përkrahje edhe nga partia në pozitë VMRO-DPMNE, por e njëjta ka hasur në kundërshtim të ashpër nga partitë parlamentare shqiptare. Sipas nënkryetarit të Parlamentit Rafiz Haliti me këto ndryshime të Kodit zgjedhor, rrezikohet drejtëpërsëdrejti votimi sipas parimit të Badenterit me të cilin deputetët shqiptarë janë të mbrojtur nga principi i shumicës kur bëhet fjalë për miratimin e ligjeve të rëndësishme në Parlament.

"Nuk duhet të dëmtohet interesi në këtë rast edhe i bashkësisë etnike shqiptare, e cila në të kaluarën ka qenë në disfavor për shkak të principit të shumicës qenë e majorizuar nga shumica," thotë nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafiz Haliti.

Content Banner Wahl Mazedonien

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe Ivan Stoilkoviq, shpreson se tek deputetët shqiptarë do të mbisundojë arsyeshmëria dhe se ata do ta përkrahin propozimin për 10 vende të garantuara për deputetët e etniteteve më të vogla. "Partia shqiptare BDI ka plotësisht të drejtë kur kërkon garanci për respektimin e parimit të Badenterit dhe që këto 10 vende të sigurta të deputetëve të etnive tjera, të mos e rrezikojnë peshën e votës së deputetëve shqiptar," vlerëson Stoilkoviq.

Për deputetin e Partisë Demokratike Turke, Kenan Hasip me garantimin e vendeve të sigurta për deputetët e etniteteve më të vogla do të ndërpriten manipulimet e shumta me partitë e vogla etnike, që deri tani kanë qenë prezente. "Pas këtyre ndryshimeve në kodin zgjedhor, partitë maqedonase nuk do të kenë interes që të kenë në listat zgjedhore kanditatë të etnive të vogla, sepse nuk do të kenë më benefit nga ata," thotë Kenan Hasip.

Ndryshimi i Kodit duhet bërë me pëlqimin e shqiptarëve

Ndryshimi i Kodit zgjedhor varet drejtëpërsëdrejti nga vota e deputetëve shqiptarë, andaj përfaqësuesit e partive të vogla etnike kanë realizuar një takim me kryetarin e BDI-s Ali Ahmeti, nga i cili kanë kërkuar përkrahje për ndryshimin e Kodit zgjedhor. "BDI nuk është kundër avancimit të të drejtave të pakicave, por nuk duam që me këtë propozim të ndikohet tek parimi i Badenterit," ka thënë Ali Ahmeti.

Kam garantuar përkrahje të plotë nëse të gjithë angazhohen, komuntetet, partitë politike, të gjejnë zgjidhje të gjejnë çelsin e mos rrezikimit të parimit të Badenterit është shprehur Ahmeti.

Nëse miratohet ndryshimi i Kodit zgjedhor, atëherë turqve u garantohen 4 vende të deputetëve, dy vende serbeve dhe romëve dhe nga një mandatë deputeti për boshnjakët dhe vllehët.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NmoF
  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NmoF