1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ketë arbitrim ndërkombëtar për krizën në Maqedoni?

Bashkimi Evropian pritet që të angazhohet drejpëtdrejt në zgjidhjen e sitauatës politike në Maqedoni, pas aferave të përgjimit. Treshja europiane së shpejti në Shkup.

Nga Brukseli po dërgohen sinjale se së shpejti në Maqeodni pritet të vijë treshja europiane në përbërje Ivo Vajgel- Raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, dhe eurodeputetët Eduart Kukan dhe Riçard Houvit. Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini, duke folur për krizën aktuale në Maqedoni, ka lënë të kuptpohet se vendi tanimë është përfshirë nga destabiliteti.

“Maqedonia është në agjendë ashtu si është në agjendë gjithnjë nevoja për mbështetje dhe ndihmë ndaj shtetetve që janë kyçe për rajonin tonë. Ballkani nuk është as fqinjësi, por është Evropë”, është shprehur Federika Mogherini.

Arbitrim ndërkombëtar?

Fillimisht BDI ka qenë e para që ka kërkuar inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Sipas kësaj partie, është i nevojshëm monitorimi dhe ekspertiza ndërkombëtare për situatën, me qëllim të krijimit të kushteve për dialog politik, ku do të diskutoheshin të gjitha variantet për zgjidhjen e krizës, hapur dhe pa prejudikime.

Për kyçjen e faktorit ndërkombëtar në tejkalimin e krizës, pro është shprehur edhe opozita maqedonase. Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, thotë se partia e saj pret një monitorim aktiv të ndërkombëtarëve gjatë zgjidhjes së situatës aktuale në vend. “Presim monitorim aktiv, veçanërisht në pjesën e gjyqësisë. Nuk do të ketë vetëm monitorim të thjeshtë por presim në këtë fazë prani aktive evropiane, pasi është e rëndësishme për këtë sistem gjyqësor që kemi”, shprehet Sheqerinska.

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, thotë se në parim nuk ka asgjë kundër idesë për inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, por gjithnjë sipas tij Maqedonia ka kapacitete institucionale për ta zgjidhur situatën e krijuar. “ Jo tre, po le të dërgojnë edhe 11 eurodeputetë nëse duan, sepse faktet dhe argumnentat janë mirë të njohura dhe kushdo që të vijë, çfarëdo që të shohë, do të bindet në atë që është e vërtetë e që ne ia prezentuam opinionit lidhur me aferën e përgjimeve”, është shprehur kryeministri Gruevski.

Përgjimet - ambasadat presin fakte

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Maqedona tanimë nuk ndodhet në konflikt vetëm mes pozitës dhe opozitës, por me tërë komunitetin ndërkombëtar, pasi nga afera e pëgjimeve flitet se janë përgjuar edhe bisedat telefonike të gjashtë ambasadorëve të vendeve më me ndikim në Maqedoni.

Lajmin se në mesin e të përgjuarve janë edhe diplomatë të huaj, i pari e publikoi ambasadori i Italisë, Ernesto Masimo Beleli. Ai thotë se për këtë është njoftuar nga kryetari i opozitës Zoran Zaev.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Kristinë Althauser, ka theksuar se nëse pretendimet mbi përgjimin e ambsadaroëve të huaj në vend vërtetohen, kjo do të thotë shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës. “Këto janë pretendime shumë serioze, nëse këto pretendime janë të vërteta, duhet të jenë objekt i një hetimi shumë transparent gjithëpërfshirës e të pavarur. Nëse është bërë përgjim i komunikimit diplomatik, në bazë të Konventës së Vjenës, kjo përbën shkelje të rëndë”, ka deklaruar ambasadorja Kristine Althauser.

Diplomati me karrierë Nano Ruzhin thotë se Maqedonia mund të ballafaqohet me nota proteste nëse vërtetohet përgjimi i ambasadave të huaja në vend. Sipas tij Maqedonia jo vetëm që nuk respekton Konventën e Vjenës, por edhe humb besimin e ndërtuar me vendet e tjera. “Maqedonia është shumë e vogël që të lejojë një luks të tillë, pra të luajë me statusin e shtetit dhe etntieteve që jetojnë këtu, përara bashkësisë ndërkombëtare“, shprehet Ruzhin

Qeveria kalimtare si opcion për dalje nga kriza

Ambasadori amerikan në OSBE Danile Baer shpreh shqetësimin nga ngjarjet politike në Maqedoni. Sipas tij ka pohime serioze që vënë në pikëpyetje pavarësinë e mediave, gjyqësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të cilat qeveria është e obliguar t'i mbrojë. Ai thotë se SHBA-ja është e shqetësuar nga ndikimi i qeverisë ndaj mbulimit mediak të situatës aktuale dhe kjo mund ta pengojë debatin për çështje me interes publik.

Pas publikimit të aferave të përgjimit, kanë filluar edhe sinjalet për dalje nga kriza aktuale, përmes formimit të një qeverie kalimtare, në përbërjen e së cilës do të inkuadroheshin personalitete me kredibilitet të fortë politik, por pa bagazh të partive politike aktuale.