1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të ishte referendumi autogol për Serbinë?

Nëse BE-ja insiston që njohja e Kosovës të bëhet kusht për vazhdimin e proceseve eurointegruese, vendimin për këtë mund ta merrnin qytetarët e Serbisë në referendum. Një politikë e tillë do të kishte çmim të lartë.

Referendumi i dikurshëm në Kosovë.

Referendumi i dikurshëm në Kosovë.

Mediat e Beogradit theksojnë se politika e deritanishme „edhe Kosova edhe BE“ është pa rrugëdalje, sidomos pas kërkesës gjermane që Serbia të vendosë marrëdhënie kontraktuale të fqinjësisë së mirë me Kosovën. Nëse mbetemi te ky kusht, nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet referendum për çështjen - Kosova apo Evropa. Pritet edhe që presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq të mbledhë udhëheqësit politikë të qeverisë, të opozitës dhe institucioneve kryesore shtetërore për të bashkërenduar politikën e përbashkët ndaj sfidave të mëdha, që e presin shtetin. Përfaqësuesit e shtetit deri tani japin deklarata kontradiktore lidhur me këtë temë: Në një moment thonë se nuk do të ketë referendum e më vonë që referendumi është mjet i mundshëm i fundit për shprehjen e vullnetit politik të qytetarëve.

E nevojshme të dihet se çfarë do të thotë "po" dhe çfarë "jo"

Referendume ka pasur edhe më parë

Referendume ka pasur edhe më parë

Nëse qeveria aktuale shpall referendumin për temën Kosova ose Evropa, kjo do të jetë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë dilemë të vështirë, por në të njëjtën kohë që qeveria të mos bëhet përgjegjëse për këtë zgjidhje, vlerëson për DW Aleksandra Joksimoviq, drejtoreshë e Qendrës për Politikën e Jashtme. Prandaj autoritetet duhet të mendojnë seriozisht, nëse një dilemë e tillë ka me të vertetë kuptim, sepse në fund mund të mbetemi edhe pa njërën edhe pa tjetrën.

„Në vitet nëntëdhjetë Milosheviqi organizoi disa referendume, që patën një farë rezultati dhe realiteti tregoi diçka krejtësisht tjetër. Qytetarët e Serbisë e kanë pranuar qetësisht këtë lloj realiteti. Flas për referendumin, në të cilin shtrohej pyetja, nëse jeni që trupat e huaja të vijnë në territorin tonë, dhe përgjigja për këtë pyetje të bërë në mënyrë sugjestive, ishte "jo'“, thotë Joksimoviq dhe shton se „duhet të peshojnë mirë të gjitha pasojat e mundshme negative në lidhje me rezultatin e referendumit.

Prandaj është shumë e rëndësishme, se si do të formulohet pyetja e referendumit dhe që qytetarët të dinë, se cilat do të jenë pasojat e vendimeve të caktuara: „Nëse përgjigja për pyetjen e referendumit do të jetë "Jo" për BE-në, çfarë do të thotë kjo konkretisht për Serbinë. E domosdoshme është që të merremi me rezultatet e mundshme dhe në këtë kontekst duhet të ekzistojë një plan B. Natyrisht e njëjta gjë vlen edhe nëse përgjigja do të jetë e kundërta dhe Serbia vendos që të përshtatet me integrimet evropiane."

Evropa gjithnjë e më e largët– Rusia gjithnjë e më e afërt?

Tomislav Nikoliq dhe Jose Manuel Barroso.

Tomislav Nikoliq dhe Jose Manuel Barroso: Mirëdita apo ditën e mirë

Profesori i fakultetit të shkencave politike Predrag Simiq thotë për DW se plani B ekziston tashmë në publikun serb, në rastin se refuzojmë Evropën: „Në këtë rast Serbija do të lidhej më shumë dhe më fort me Rusinë dhe do të përpiqej, që në këtë themel të ndërtojë pozitën e saj. Kjo në praktikë do të thotë se Serbia nuk do të shpallte vetëm neutralitetin ushtarak, por edhe atë politik dhe kjo do të bëhej politika zyrtare. Serbia me të vërtetë do të vazhdonte atë që ka nisur Vuk Jeremiqi e kjo është forcimi i lidhjeve me vendet jashtë blloqeve ( të painkuadruara). Me fjalë të tjera Serbia do të rrezikohej nga izolimi në Evropë dhe ky izolim do ta çonte në mënyrë të natyrshme nga Rusia, Kina, tek të paikuadruarit, pavarësisht nëse këto janë zgjidhje racionale dhe afatgjata."

Serbia gjithsesi do të paguante një çmim shumë të lartë, nëse në referendumin e mundshëm do të largohej nga integrimet evropiane: „Serbia në këtë moment është në një situatë shumë të vështirë ekonomike. Shumë janë të mendimit se kjo është edhe arsyeja e presionit, që vjen tani nga perëndimi. Serbia deri në fund të vitit duhet të sigurojë tre miliardë dollarë dhe vështirë që mund t'a bëjë këtë nga burime alternative“, thotë Simiq dhe sqaron se për Serbinë janë të nevojshme BE, FMN dhe SHBA, që kanë ndikimin më të madh në institucionet financiare.

„Çmimi në një farë mënyre do të ishte kthimi në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, së paku në aspektin e të ardhurave, standarteve, fuqisë blerëse. E gjtiha kjo do ta çonte Serbinë në një krizë akoma më serioze ekonomike në krahasim me atë, në të cilën ndodhet“, përfundon Simiq.

Kosova vetëm si kushti i parë?

Pyetja Kosova apo Evropa, sidomos në kontekstin e presionit gjithnjë e më të madh nga Perëndimi, me siguri që do të forconte opsionin, i cili që nuk do të ishte i gatshëm për të paguar çmimin e Kosovës për shansin e pasigurtë në BE, thekson Simiq. Përveç kësaj në Beograd mendohet se Kosova është vetëm kusht për fillimin e bisedimeve me BE dhe se gjatë këtyre negociatave mund të dalin edhe kërkesa të reja, si rishikimi i statutit në B-H, kjo mund të çojë në rënien e mëtejshme të mbështetjes së integrimeve evropiane dhe rezultatit të pasigurtë të këtij referendumi, vlerëson Simiq.