1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të hapet konsullata shqitpare në Manastir?

Shoqatat kulturore të përkrahura nga organizatat joqeveritare dhe intelektual të pavarur nga Manastiri kanë inicuar idenë për rihapjen e konsullatës shqiptare në këtë qytet.

default

Monastiri

Qyteti i Manastirit në jug të Maqedonisë njihet edhe si qytet i konsujve. Aktualisht në këtë qytet funksionojnë dymbëdhjetë përfaqësi konsullore nga gati të gjitha shtetet e Ballkanit dhe shtete tjera evropiane. Numri i tyre po rritet vazhdimisht pasi që disa po funksionojnë edhe si qendra kulturore. Shoqata kulturore atdhetare “Kongresi i Bashkimit” në Manastir kohe më parë ka inicuar idenë për hapjen e përfaqësisë diplomatike të shtetit shqiptar në nivel te konsullatës në këtë qytet.

“Konsullata shqiptare ka egzistuar qysh në kohën e Zogut, pastaj gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe në periudhën 1945 - 1948. Kjo na shtyri si shkak që neve si shoqatë të ngrejmë një iniciativë për t'u rihapur përfaqësia konsullore e shtetit shqiptar”, shprehet Fërgim Demiri, një nga drejtuesit e shoqatës “Kongresi i Bashkimit”.

"Pesha" e Manastirit

Manastri ka një peshë të madhe historike mbarkombëtare andaj organizatat joqeveritare nga ky qytet vlerësojnë se hapja e konsullatës së shtetit shqiptar në Manastir është një ide e shkkëqyer, thotë Fillor Mersimi, kryetar i shoqërisë kulturoro-artistike “Bashkimi”.

Monastir Stadt der Konsule

“Këtë ide e kemi biseduar në rrjetin e organizatave shqiptare dhe kemi bërë takime me përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare. Presim që pas zgjedhjeve këtë ide ta rrumbullaksojmë dhe të dalim si të sukseshëm”, thotë ai.

Funsionimi i kosullatës shqiptare në qytetin e Manastirit do të kishte një domethënie të veçantë për shqiptarët që jetojnë në këtë qytet, shprehet Qenan Hasani gazetar dhe publicist.

“ Hapja e konsullatës së Shqipërisë në Manstir ka rëndësi të vete që shqiptarët më në fund do të jenë pak më të sigurtë në jetën e tyre publike, sepse do të ketë kush të kujdeset për shqiptarët e Mastirit dhe do të ketë kush t'i sensibilizojë problemet e tyre”, pohon ai.

Përparësitë e një konsullate

Monastir Stadt der Konsule

Egzistimi i konsullatës shqiptare krahas dymbëdhjetë konsullatave tjera në Manastir, do të mundësonte që manastirasit më lirshëm të frymojnë, thotë Fërgim Demiri. “Do të ishin lidhjet shumë më të mira me shtetin amë, do të mund të furnizoheshim me literaturë, libra edhe me të gjitha nevojat tjera që kemi si komb”, thotë ai.

Sipas Fërgim Demirit edhe kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Talevski ka shprehur vullnetin për hapjen e konsullatës dhe gatishmërinë për të siguruar hapsira pune në ndërtesën ku është mbajtur kongresi i alfabetit.