1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A do të dalin serbët e Kosovës në zgjedhje?

Serbët e Kosovës, sa u përket zgjedhjeve të ardhshme, kanë mendime të ndryshme. Ata, që jetojnë në veri të lumit Ibër, nuk duan të dalin në zgjedhjet „ilegale“. Serbët e jugut janë më të gatshëm për dalje në zgjedhje

Mitrovica me lumin Iber

Mitrovica me lumin Iber

Serbët e Kosovës, që jetojnë në veri të lumit Ibër, nuk planifikojnë të dalin në këto zgjedhje „ilegale“. Të tjerët kryesisht dëshirojnë që me zërin e tyre të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të Kosovës.

Serbët, të cilët kanë dalë në zgjedhjet lokale të Kosovës dhe kanë formuar komunat e tyre në Gracanicë, Ranilug, Partesh, Kllokot dhe në Sterpcë, besojnë se me daljen më masive në zgjedhje do mund të përvetësonin numër më të madh të deputetëve në parlamentin e Kosovës, e me këtë është edhe mundësia e realizimit më të mirë të të drejtave të tyre. Nenad Cvetkoviq, nga Partia e Pavarur Demokratike, është kryetar i Parteshit, komunës më të re të banuar me popullatë serbe, që u formua para rreth tre muajsh.

Fshati Shtrpce në Kosovë

Fshati Shtrpce në Kosovë

„Qëndrimi ynë është që të dalim në zgjedhje dhe kjo na përshtatet, sa i përket komunes e Parteshit. Qytetarët janë të disponuar, ekziston klimë e mirë, që rrit shansin për pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje dhe ne këtu shohim një të ardhme më të mirë. Na përshtaten edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm të jenë sa më shpejt. Kjo, që flitet se zgjedhjet do të mbahen në dhjetor, kjo na përshtatet, në mënyrë që të kyqemi sa më shpejt në sistem“, thotë Cvetković.

Serbët e Kosovës: Duam të jemi pjesë e shoqërisë

Gradimir Mikiq nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe, kryetar i komunës së Ranilukut, thotë se serbëve do t´u përshtateshin më së tepërmi zgjedhjet e rregullta në fund të vitit të ardhshëm, më pak u përshtaten zgjedhjet tashmë të paralajmëruara me 13 shkurt. „Por nëse do të përballemi me vendimin që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, të cilat sigurisht që do të mbahen me 12 dhjetor, asgjë nuk do të ndryshojë në qëllimin tonë. Qëndrimi im si kryetar komune dhe i të gjithëve në Anamoravë është që të gjithë duhët të dalim në zgjedhje. Ne këtë edhe do ta bëjmë. Do të jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe do të provojmë që të luftojmë për pjesën tonë të tortës“, mendon Mikić.

Pritet pjesëmarrje më e madhe e serbëve në zgjedhje, se sa herën e parë

Pritet pjesëmarrje më e madhe e serbëve në zgjedhje, se sa herën e parë

Edhe Dalibor Jeftiq nga Partia e Pavarur Liberale, përndryshe këshilltar në kabinetin e kryetarit të komunës së Shtërpcës, thotë se serbët do të dalin në zgjedhje sigurisht dhe se ata nuk kanë asgjë kundër çfarëdolloj zgjedhjesh. „Natyrisht, si ndërkombëtarëve, po ashtu edhe komunës së Shtërpcës më shumë na përshtatet që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt. Pra neve do të na përshtateshin më shumë zgjedhjet e jashtëzakonshme, por jemi po ashtu të gatshëm për zgjedhjet në shkurt, por edhe në dhjetor. Sigurisht që do të dalim në ato zgjedhje“, thotë Jeftiq.

Tashmë është biseduar për pjesëmarrje në zgjedhje me lista të përbashkëta. „Ne jemi Parti e Pavarur Demokrate, por shkojmë jo në koalicion, por me një listë të përbashkët me Partinë e Pavarur Liberale të z.Petroviç. Shpresojme se në atë mënyrë do të arrijmë rezultate më të mira“, thotë Cvetkoviq.

Për serbët e Kosovës janë të rezervuara dhjetë vende në parlamentin e Kosovës.

Autor: Refki Alija/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 02.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwXP
  • Data 02.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwXP