1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

A do të dërgohet oligarku ukrainas në SHBA?

Dmytro Firtasch është pasuruar duke i falënderuar lidhjeve me figurat e rëndësishme në Moskë dhe Kiev. Por këtë mund ta paguajë me heqje lirie. Një gjykatë në Vjenë duhet të vendosë për dorëzimin e tij në SHBA.

Dmytro Firtasch

Dmytro Firtasch

Miliarderi ukrainas Dmytro Firtasch gjendet në Vjenë për më shumë se një vit, ku fillimisht është arrestuar dhe më pas është liruar me kaucion. Të enjten gjykata duhet të vendosë nëse ai mund të dërgohet në SHBA, ku akuzozet për korrupsion. Ai fajësohet se u ka dhënë ryshfet nëpunësve të Indisë për të nxjerrë titan në perëndim të vendit. Për këtë vepër kërcënohet me burgim prej disa dekadash si dhe me konfiskimin e pasurisë. Në mars Firtasch ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Wellen se aktakuza e autoriteteve amerikane ka vetëm motive politike: "Shumë njerëz nuk dëshirojnë që unë te jem në Ukrainë. Kjo për faktin se unë jam kundër luftës në lindje të vendit."

Lidhjet me Moskën

Rosukrenergo

Rosukrenergo

Me ndryshimin e pushtetit në Ukrainë dhe ikjen e ish-presidentit Viktor Janukovitsch në Rusi, Firtasch e ka humbur mbështetësin e tij dhe shumë privilegje të tjera - ndër to edhe qiranë për minierat e titanit si dhe rrjetin për transferimin e gazit, për sipërmarrjen e tij energjitike. Ai ka kritikuar qasjen e qeverisë së re ukrainase ndaj krizës në lindje të vendit. Megjithë aneksimin e Krimesë dhe luftën, Firtasch angazhohet për një dialog me Rusinë.

Ai ka raporte të mira edhe me krerët në Moskë. Miliarderi nuk fsheh fare se kjo i ka ndihmuar për t'u pasuruar. Ate nuk e kanë harruar miqtë rusë as me rastin e arrestimit në Vjenë. Nga Moska ka ardhur një kaucion një vlerë rekorde prej 125 milionë euro. Miliarderi Vassili Anisimov konfirmon për DW se i ka transferuar këto para. Së bashku me mikun e tij Arkadi Rotenberg, i cili është në listën e sanksioneve të BE, Anisimov bën sport (xhudo) me presidentin Vladimir Putin.

Marrëveshjet mes Uashingtonit dhe Kievit?

Urdhër arresti amerikan kundër Firtasch është lëshuar në verën e vitit 2013, por është mbajtur sekret. Oligarku ka qenë disa herë në Vjenë, ku e ka selinë e firmës së tij Holdings Group DF dhe Ostchem. Por është arrestuar me 13 mars 2014, vetëm pak ditë para referendumit kontestues në Krime. Jo rastësisht thonë vëzhguesit, duke shpjeguar se kjo ka të bëjë me tendosjet mes SHBA dhe Rusisë.

Juri Kortschemkin nga sipërmarrja amerikane për konsulenca, East European Gas Analysis beson se Firtasch mund të përdoret si mjet presioni ndaj Moskës. Miliarderi do të mund të paraqitej si dëshmitari kryesor në hetimet amerikane kundër presidentit Putin. Mes vitit 2006 - 2009, Firtasch e ka kontrolluar të gjithë transferimin e gazit në Ukrainë. Ai ishte partner i Gazpromit. Të gjitha fitimet i ka ndarë me Gazpromin, përmes kantonit Zug në Zvicër, dhe për këtë ka krijuar një firmë të posaçme, me emrin RosUkrEnergo. "Putini vendosë për çështjet më të rëndësishme në Gazprom. Ndërmjetësi RosUkrEnergo nuk ka mundur të themelohet pa miratiminn e tij", thotë Kortschemkin për DW. Më shumë se gjysma e aksioneve të Gazpromit gjenden në bankat amerikane. Ato mund të kenë humbur vlerën, për shkak të bizneseve në Ukrainë. Kjo mund të përdoret si shkas për nisjen e procedurës për korrupsion, thotë eksperti.

Dështojnë punët në Indi

Gjykata në Vjenë

Gjykata në Vjenë

Hetuesit amerikanë i kanë analizuar me qindra komunikime elektronike dhe telefonata. Janë mbledhur edhe shumë të dhëna nga xhirollogaritë që mund të shërbejnë si dëshmi. Indien-Deal i tij ka nisur që në vitin 2006. Eksploatimi i sasive të mëdha të titanit, të cilat sipas vlerësimeve amerikane mund të sjellin profit deri në gjysmë miliardi në vit, janë transferuar në firmat e Firtasch.

Por nga kjo punë tani nuk asgjë, sepse vitin e kaluar është ndërruar pushteti në shtetin federal të Indisë Andhra Pradesh. Qeveria e re e ka pezulluar marrëveshjen me Firtasch. "Punët duhet të kryhen vetëm pas një tenderi ndërkombëtar", hotë për DW, K.V. Ramana nga sipërmarrja shtetërore Andhra Pradesh Mineral Development Corporation.

Procesi kundër Firtasch

Pnegesat juridike për dërgimin e tij në SHBA nuk janë fare të larta. "Dëshmitë duhet të jenë të qendrueshme", thotë zëdhënësja e gjykatës në Vjenë Christina Salzborn. Ajo shton se do të shikohen edhe motivet e mundshme politike në këtë proces. Por Firtasch ka shansa të mira që të evitojë dorëzimin e tij në SHBA, mendon juristi amerikan Mike Koehler. "Nuk do të jetë e thjeshtë për organet amerikane të drejtësisë që të arrijnë qëllimin", thotë ai për DW. Ndërkohë që Firtasch është duke investuar shumë për mbrojtjen e tij. Në ekipin e tij janë shumë avokatë të njohur, ndër të cilët edhe ish-ministri i Drejtësisë në Austri, Dieter Böhmdorfer si dhe Lanny Davis, këshilltar juridik në Shtëpinë e Bardhë, në kohën e presidentit Bill Clinton.