1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Palästina Lebensfähigkeit

11 Nëntor 2011

Palestinezët megjithë shanset e pakta një anëtarësim në OKB, këmbëngulin për shtetin palestinez. Por a do të ishte i aftë ky shtet të mbijetonte dhe si?

https://p.dw.com/p/1394m
Mahmud Abas, dorëzon kërkesën për pranimin e shtetit palestinez në OKB
Mahmud Abas, dorëzon kërkesën për pranimin e shtetit palestinez në OKBFotografi: AP

Kur Mahmud Abas, dorëzoi kërkesën për pranimin e shtetit palestinez në OKB, shumë palestinezë u entuziazmuan. Presidenti i tyre i konsideruar prej kohësh si i pavendosur dhe hezitues, kaloi në ofensivë duke i thënë "Jo" negociatave të tjera. Bisedimet e paqes me Izraelin në vitet e shkuara, nuk i sollën rezultatet e pritura.

Por me këtë kërkesë, Abas nuk ka sjellë vetëm entuziazëm. Aktualisht, nuk është e sigurtë nëse shumica e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të shprehet për pranim të shtetit palestinez në OKB. Franca dhe Britania e Madhe kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë pro kësaj kërkese. Edhe vende të tjera janë të rezervuara, ose janë kundër si SHBA, pjesërisht nga solidariteti me Izraelin, pjesërisht për arsye pushteti.

Por edhe nëse Kombet e Bashkuara do ta pranonin Palestinën anëtar të tyren, shteti i ri do të qëndronte para problemeve ekzistenciale. Territoret palestineze janë të përçara, ekonomia është e dobët dhe qeveria izraelite duket se ka ndonjë interes të vërtetë për një shtet të stabilizuar palestinez.

Palestinë- Ekonomia
Palestinë- EkonomiaFotografi: AP

Shumë kolonë izraelitë e refuzojnë shtetin e ri

"Për të aftësuar për mbijetesë shtetin palestinez duhet që të marrë fund politika e ngulimeve izraelite," është i mendimit, Mosche Zimmermann, drejtor i Institutit për Historinë Gjermane në Universitetin e Jeruzalemit. Për këtë duhej të prisheshin ngulimet ose banorët të bëhen qytetarë të shtetit palestinez, mendon historiani izraelit. Por kolonët nuk duan të bëjnë as njërën dhe as tjetrën, shumica janë kundër një shteti të ri palestinez.

Edhe nga ana ekonomike, Mosche Zimmermann sheh probleme të mëdha për shtetin e ri. Pushtimi izraelit ka sjellë mungesën e investimeve dhe papunësi të lartë. Ndërsa Suleiman Abu Dayeh, nga fondacioni Friedrich-Naumann në Jeruzalem shprehet edhe më qartë: "Parë nag pikëpamja ekonomike një shtet palestinez nuk do ishte aspak i aftë të mbijetonte". Ekonomia palestineze pengohet fillmisht nga fakti që kufiri tokësor me Egjiptin dhe Jordaninë është në dorën e izraelitëve. "Palästina nuk ka aeroport të vetin, nuk ka rrugë dhe as lidhje të trafikut hekurudhor," e përshkruan Abu Dayeh situatën aktuale.

Trade City Center në Bregun perëndimor
Trade City Center në Bregun perëndimorFotografi: picture alliance/dpa

Pushtimi izraelit pengon ekonominë palestineze

Mosche Zimmermann beson se problemet e ekonomisë mund të tejkalohen. Nga ana ekonomike mes Izraelit dhe zonave palestineze ka probleme, por kjo nuk do të thotë që të dyja shtetet të mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Aktualisht ekzistojnë bashkëpunime mes të dy sistemeve. "Ato mund të zgjerohen që në fund të themi: "Po një shtet palestinez është i aftë për mbijetuar."

Për çështjen ende të pazgjidhur të refugjatëve palestinezë, Zimmerman nuk sheh ndonjë problem. Sipas tij mund të kthehet kushdo. "Kjo është sigurisht e vështirë", mendon ai por e bëshme. Nuk besoj se shumica e miliona palestinezëve, që jetojnë nëpër botë do të kthehen të gjithë në Izrael apo në Palestinë." Shumë vetë pranojnë faktin që kanë nisur një jetë tjetër në Bahrejn, Kanada apo Jordani.

Autor:  Anne Allmeling/Lindita Arapi

Redaktoi: Pandeli Pani