1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A dëshiron Monti të bëhet prapë kryeministër?

Pas dorëheqjes si kryeministër Mario Monti nuk do t'ia kthejë shpinën përgjithmonë politikës. Ai është i gatshëm që edhe pas zgjedhjeve të marrë pësipër përgjegjësi politike, tha Monti në në fundjavë.

Mario Monti, kryeminister i Italise

Mario Monti, kryeminister i Italise

Mario Monti nuk do të tërhiqet nga politika italiane. Të dielën (23.12.) ai ka shpallur një program i cili sipas mendimit të tij do të duhej të merrej parasysh nga qeveria e re. Dhe njëkohësisht ai shprehu gatishmërinë e tij për të zbatuar këtë program. "Unë do të isha i gatshëm për të dhënë vlerësimin tim dhe inkurajim tim dhe nëse është e nevojshme edhe udhëheqjen time. Unë gjithashtu do të isha i gatshëm një ditë për të marrë përsipër përgjegjësinë e cila do të ngarkohej nga parlamenti."

Kjo është një kandidaturë e ngushtuar për postin e kryeministrit. Deri në fund Monti ka luftuar me veten e tij. "Diçka brenda meje më thotë që mos ta bëj", është përgjigjur Monti në pyetjen rreth kandidaturës së mundshme. "Por unë nuk e di ende, më duhet ta mendoj edhe njëherë." Monti e di se ai mund të qeverisë vetëm në koalicion. Partitë që e mbështesin atë janë të dobëta. Si partner në aleancë llogaritet vetëm Partia Social-Demokratike, e cila sipas sondazheve qëndron shumë përpara. Partia 'PdL' e Berluskonit është gjithnjë e më shumë duke kaluar në një kurs konfrontues me Montin, veçanërisht presidenti i saj Silvio Berluskoni. "Qeveria Teknike është kufizuar në një politikë të pastër të kursimeve, e cila i diktohet asaj kryesisht nga Evropa gjermano-centrike. Rezultatet janë padyshim katastrofike."

Monti reagon ndaj deklaratave të Berluskonit si një zotëri

Mario Monti falendëron paraardhësin e tij, edhe nëse ndonjëherë ai e ka të vështirë për të kuptuar mendimet e tij. Se profesori preferon një kurs krejtësisht tjetër nga ai i Berluskonit bëhet mëse e qartë edhe në këtë konferencë shtypi. Silvio Berluskoni ka paralajmëruar se si kryeministër ai do të shfuqizojë menjëherë tatimin mbi pronën që sapo ka hyrë në fuqi. Monti thotë se kjo natyrisht që do të ishte e mrekullueshme. "Njeriu mund të ulë edhe taksat e tjera. Por në qoftë se ju e bëni këtë pa masa të mëdha ekonomike dhe financiare, kjo qeveri do të zgjasë vetëm një vit dhe qeveria pasardhëse do të jetë e detyrurar ta dyfishojë tatimin mbi pronën."

Mario Monti do të qendrojë i lidhur me politikën

Mario Monti do të qendrojë i lidhur me politikën

Kjo nuk është një konferencë shtypi si çdo konferecë tjetër. Bëhet fjalë për bilancin e një qeverie që ishte 400 ditë në detyrë, në rreshtin e parë janë ulur ministrat e së ashtuquajturës qeveria teknike. Monti kujton shkurt nëntorin e vitit 2011, kur ai mori në dorë frenat e qeverisë së Silvio Berluskonit. Situata ishte atëherë alarmante dhe e rrezikshme që tani 13 muaj pas ardhjes në post të kemi mundësinë ta quajmë të përfunduar gjendjen e jashtëzakonshme, thotë ai.

Presidenti i vendit Giorgio Napolitano vulosi zyrtarisht të shtunën përfundimin e kësaj periudhe legjislative duke shpërbërë dy dhomat e parlamentit italian. Pastaj qeveria shpalli 24 dhe 25 Shkurtin si data të zgjedhjeve. Deri në formimin e qeverisë së re natyrisht që Monti do të kryejë të gjitha punët qeveritare.


Autor: Tillmann Kleinjung/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi