1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A është votimi përmes kompjuterit jodemokratik? Gjykata kushtetuese gjermane trajton çështjen

Gjykata kushtetuese shqyrton vendimin që në zgjedhjet parlamentare gjermane të votohet përmes kompjuterit. Qytetarët janë ankuar për shkak të futjes në përdorim të 1.800 paisjeve elektronike në zgjedhjet e shkuara.

default

Pamje simbolike e votimit kompjuterik

Me rastin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, disa ndihmës u desh të bënin betim të rremë. Kjo sepse në raport atyre ju duhej të nënshkruanin se numërimi i votave ishte publik. Po çfarë do të thotë publik? Fillimisht ishte menduar që njerëzit të mund të rishikojnë nëse të gjitha votat janë numëruar, që është njëri prej parimeve kryesore të demokracisë.

Por a mund të shikohet në brendësinë e kompjuterit?

Deutschland Rauchen Verfassungsgericht Urteil Karlsruhe

Gjykatës të dhomës së parë të Gjykatës kushtetuese gjermane në Karlsruhe

Dy milionë vota në Gjermani në zgjedhjet e vitit 2005 janë dhënë përmes sistemit elektronik. Gjykata kushtetuese është ajo, e cila tani duhet të vlerësojnë nëse ky votim ishte në rregull dhe nëse kompjuterët edhe në të ardhmen mund të shërbejnë si mundësi votimi. Zëdhënësi i të ashtuquajturit Klubi kaotik kompjuterik, Frank Riger (Frank Rieger) mendon se sistemi i votimit përmes kompjuterit ka më shumë mangësi se sa përparësi. “Problemi themelor është që zgjedhësit nuk kanë kurrfarë mundësie që të provojnë nëse votat e tyre janë numëruar. Do të thotë ata shtypin një buton dhe vetëm mund të shpresojnë se vota e tyre do të numërohet në kohën e duhur.”

Po se çfarë ndodh brenda kompjuterit, këtë nuk mund ta provojë askush. Madje as zgjedhësve, të cilëve u mbetet të besojnë se nuk do të ketë asnjë manipulim prej ndonjë elementi kriminel. “Ne kemi provuar dhe kemi demonstruar mundësi të ndryshme. Besojmë se studentët e semestrit të tretë të informatikës mund të kryejnë punime seminaresh me sistemet e tanishme kompjuterike që përdoren për votime."

Bundestagu trajton çështjen e votimit kompjuterik

Bundestag Vollbesetzte Plenum

***Freies Bildformat*** Das vollbesetzte Plenum verfolgt die Rede von Bundesfinanzminister Peer Steinbrück (SPD) am Dienstag (16.09.2008) vor dem Deutschen Bundestag in Berlin. Steinbrück hat vor einer Dramatisierung der globalen Finanzmarktkrise gewarnt. Er bezeichnete diese zwar als das größte konjunkturelle Risiko auch für die deutsche Volkswirtschaft. Er halte aber die möglichen Auswirkungen auf Deutschland für begrenzt, sagte Steinbrück zum Auftakt der Bundestags-Beratungen über den Haushaltsentwurf für 2009 in Berlin. Foto: Wolfgang Kumm dpa/lbn +++(c) dpa - Bildfunk+++

Komisioni zgjedhor i Bundestagut është i mendimit se duhet vazhduar me votimet përmes kompjuterit. Sipas mendimit të tyre, rreziku i manipulimit të votave nuk është më i madh se sa në zgjedhjet normale me laps dhe me letër. Kështu të paktën mendon anëtari i këtij komisioni Karl Kristian Dresel (Carl-Christian Dressel). “Asgjë nuk është absolutisht e sigurtë. Nuk mund të jesh i sigurtë as me sistemet e deritanishme të votimit, sepse ekziston mundësia që dikush të ndryshojë fletëvotimet apo madje edhe të gjitha kutitë e votimeve. Për kriminelët gjithmonë ekziston ndonjë mundësi."

Mirëpo dyshimet ndërkohë kanë mbërritur edhe në Bundestag dhe tani po shqyrtohen përparësitë dhe mangësitë e një sistemi të këtillë. Përparësia është që bashkitë kohët e fundit kanë pasur gjithnjë probleme me gjetjen e aktivistëve, edhe pse kjo është një prej obligimeve kushtetuese. “Komunat po kërkojnë mundësi të lehtësimit të personelit, ndërkohë që kompjuterët ofrojnë mundësinë e krijimit të rretheve më të mëdha për votime, ndërsa numrimi është më i thjeshtë dhe më i qartë.”

Më i thjeshtë e ndoshta edhe më i lirë, por a duhet të jetë kjo në dëm të parimeve themelore demokratike? Vendimi pritet nga Gjykata kushtetuese në janar të vitit të ardhshëm.

  • Data 28.10.2008
  • Autor Tobias Oelmaier
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fijj
  • Data 28.10.2008
  • Autor Tobias Oelmaier
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fijj