1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A është Kosova shtet funksional?

Në Prishtinë po zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare me temën "Nga njohja e deri të krijimi i shtetit", organizuar nga fondacioni gjerman "Henrich Böll".

default

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë, Sonja Biserko(e dyta nga e majta), gjatë një vizite në Kosovë

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë, Sonja Biserko, tha në Prishtinë se pavarësia e Kosovës është një realitet i rajonit, mirëpo funksionimi i mirëfilltë i shtetit të Kosovës sipas saj duhet të përkufizohet nga qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare. Këtë deklaratë Sonja Biserko e bëri në një konferencë që po zhvillohet në Prishtinë e organizuar nga fondacioni gjerman Henrich Böll, me temën "nga njohja deri te organizimi i shtetit. Në konferencë u tha se Kosova akoma nuk është shtet funksional për faktin që ka përzierje pushtetesh. Sonja Biserko, kritikoi Beogradin zyrtar i cili sipas saj po luan një rol destruktiv në integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë kosovare dhe kjo bën që në enklavat serbe të mos funksionojë pushteti. Sonja Biserko njihet se kritikuese e ashpër e autoriteteve të Beogradit në raport me Kosovën.

"Për momentin Beogradi është faktori me negativ i cili po pengon integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës e në veçanti serbët e veriut, ndërsa serbët në enklava tjera janë lënë në një lloj vakuumi. I mbetet qeverisë së Kosovës që të bëjë hapin e saj për të hartuar një program të veçantë për inkuadrimin e serbeve në institucione", thotë Sonja Biserko.

Publicisti kosovar Veton Surroi , thotë se Kosova nuk është një shtet funksional demokratik, sepse sipas tij brenda vendit ende funksionojnë strukturat paralele si dhe ka një përzierje të pushteteve.

"Jo të gjitha instancat e pushtetit burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Për shembull UNMIK-u nuk buron nga Kushtetuta, strukturat paralele serbe burojnë nga qeveria e Beogradit, dhe as misioni i ri i BE-së nuk buron nga Kushtetuta. Pra këtu kemi një përzierje pushtetesh që e bënë Kosovën një shtet jofunksional", thotë Veton Surroi.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, thotë se Kushtetuta e vendit do të funksionojë në të gjitha rajonet e Kosovës. Sipas qeverisë edhe misioni i ri i BE-së EULEX, duhet të funksionojë në bazë të Kushtetutës dhe kjo do ta bënte vendin funksional në çdo rajon përfshirë edhe veriun e Kosovës. Qeveria pranon se në veri ka probleme në funksionimn e institucioneve për shkak të kundërshtimit nga serbët, por ajo beson se gradualisht serbët e Kosovës do ta kuptojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

  • Data 20.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FddB
  • Data 20.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FddB